16 Maj 2022, 19:25
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë kohës që drejtohej nga Presidenti Ilir Meta. Teksa çeli garën për krerët e degëve, Rama tha se ishte aleati që u trashëgoi dhe kontrollin mbi administratën, referuar LSI-së. Por, kryeministri tha më tej se është distancuar nga influenca mbi mësuesit, infermierët e mjekët.
“Për hir të së vërtetës në një pjesë të madhe kemi arritur ta mbajmë qëndrueshmërinë ë administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje. Ka vazhduar dhe për shkak të aleatit tonë. Më parë ne nuk kemi pasur gjë në dorë për shkak të aleatit që kishim në koalicion dhe për shkak se rrushi pa rrushin dhe u poq. Sidoqoftë ne e kemi larguar nga influenca gjithë trupën e mësuesve, trupën e infermierëve sepse për trupën e mjekëve gjithsesi nuk ka qenë një sfidë e njëjtë si me rastet e tjera. Kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se çdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje,”- tha Rama ndër të tjera.
Krerët e degëve u shkarkuan në Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më 9 prill. Ishte Rama ai që tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen e zëvendësuesve. Dera është e hapur edhe për ata jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare.
(F.m/dosja.al)
Politike
16 Maj 2022, 19:01
Demokrati
KUKËS- Një demokrat ka deklaruar se në Kuvend duhet të shkojë rezoluta për gjenocidin në Kosovë si dhe p&...
Politike
16 Maj 2022, 18:40
Tony Eastaugh dhe Bledi Cuci
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka nënshkruar një marëveshje me zyrtarin e migr...
Politike
16 Maj 2022, 18:40
Sali Berisha
KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se taksa e vendosur në 'Rrugën e Kombit' është i turpshëm dhe ...
Politike
16 Maj 2022, 18:47
Sali Berisha
KUKËS- Një qytetar ka kërkuar në takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha që disa banorë të disa rrethina...
Politike
16 Maj 2022, 18:43
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar atë aktual Edi Rama se po largon qytetarët nga Shqipëria. I ndodhur n&eu...
Politike
16 Maj 2022, 18:22
Sali Berisha
KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se krerët serb edhe pse nuk kanë marrë pjesë në vrasje me mbro...
Politike
16 Maj 2022, 18:16
Sali Berisha
KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama në çdo tryezë që ulet me Aleksandër Vuçi&...
Politike
16 Maj 2022, 18:04
Sali Berisha
KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Sorosi ka dashur që të emëronte kreun e Partisë Demokratike...
Politike
16 Maj 2022, 17:55
Petrit Vasili
TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e ka konsideruar mbylljen e një pjesë t&eu...
Politike
16 Maj 2022, 17:30
Bora Muzhaqi
TIRANË- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka bërë sërish një gafë gjatë di...