Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
HAGË- Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), seanca e 1 prillit në Hagë u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
“Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.
Pasi u tha se dëshmitari i fundit nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që dëshmia e tij të pranohej me shkrim. Pasi ZPS-ja përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve të cilët janë deklaruar të pafajshëm do të paraqesin rastin e tyre.
Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi. Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi personale, por edhe për krimet e kryera nga vartësit e tyre.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./REL
Albin Kuti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës s&eum...
Sali Berisha DURRËS: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me punonjëset e një fasonerie në qyteti...
foto ilustruese KOSOVË- Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit nga Komisioni Q...
Sali Berisha DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme gjatë një takimi me punonjëset e një fasonerie n&...
Sali Berisha DURRËS: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të ndjekë një politike fa...
Sali Berisha DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit e një fasonerie në qy...
Lamberto Zannier TIRANA- Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiran&e...
Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për vjedhjen e p...
Pirro Vengu TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 16-vjetorit të anëtar&...
Igli Hasani TIRANA- Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrje...