LIVE UPDATES
Politike

DW: Kosova në pritje të formimit të institucioneve të reja

Me këtë shënohet edhe fillimi i krijimit të institucioneve të reja. KQZ, tashmë e ka dërguar shkresën zyrtare të rezultateve tek presidentja dhe kjo e fundit ka 30 ditë afat për të thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

1 Prill 2025, 11:52 Nga E. D
DW: Kosova në pritje të formimit të institucioneve të reja
foto ilustruese

KOSOVË- Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, topi tani është në duart e presidentes së Kosovës,  Vjosa Osmani. Ajo duhet të thërrasë seancën konstituive për betimin e deputetëve të rinj. Me këtë shënohet edhe fillimi i krijimit të institucioneve të reja. KQZ, tashmë e ka dërguar shkresën zyrtare të rezultateve tek presidentja dhe kjo e fundit ka 30 ditë afat për të thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Presidentja e Kosovës ka njoftuar ndërkohë, se brenda këtij afati ligjor do të thërrasë seancën, por nuk dha datë. "Për momentin, ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitjen e kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca, të jetë e suksesshme. Pra, të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Gjithçka do bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të jap një datë sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta kemi,” tha Presidentja Osmani.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve tashmë të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës, 20 vende; Lista Srpska, 9 vende; një vend nga deputeti Nenad Rashiq dhe koalicioni AAK-Nisma, 8 vende. 10 vende tjera janë të rezervuara për pakicat jo serbe. Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 vende.

Çfarë synon kryeministri Kurti?

Kryeministri i Kosovës tashmë në detyrë,  Albin Kurti partia e të cilit Vetëvendosja doli e para në zgjedhje tha, se ai synon që në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryesisë, të bëhet edhe votimi për qeverinë e re. "Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë ku të zgjidhen edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria, siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë,” tha kryeministri Kurti, duke mos specifikuar se si do ta arrijë numrin prej të paktën 61 votave të nevojshme për votimin e qeverisë. Të gjitha partitë politike opozitare janë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me Kurtin.

Si parashihen procedurat për formimin e institucioneve të reja?

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera, fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit, sipas një neni të Ligjit për Qeverinë, duhet të japin dorëheqjen "para ditës së certifikimit". Kryeministri Albin Kurti, parapëlqeu që mos të japë dorëheqje formale qeveria e tij, por tha se "në përputhje me nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen”.

"Në këtë rast, Ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit të lartcituar, si dhe kërkesat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,” tha Kurti në një komunikatë për media, duke shtuar se "kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”.

Betimi dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, presidenti/ja duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët. Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së, ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave dhe seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë së re. Në këtë periudhë të ndërmjetme, që nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i qeverisë së re, qeverisë aktuale i kufizohen një sërë kompetencash. Nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.

Si do të veprohet për formimin e qeverisë së re?

Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër që të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t'i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë.

Skenarët e mundshëm

Si e shohin situatën aktuale analistët politikë, ku Vetëvendosja e Kurtit nuk e mori shumicën absolute për ta formuar e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikohet gjërat dhe, realisht, të dy palët, edhe partia fituese dhe ato opozitare mund të formojnë qeverinë, por vetëm me koalicione. Ehat Miftaraj, analist politik, i tha më herët DW-së se "edhe përkundër faktit që LVV nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm”. "Skenari i parë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë (përjashto Listën Serbe) dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani,” thotë Miftaraj.

Sipas analistit ka edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet jo shumicë. "E parashikoj si të mundshëm këtë skenar, nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare. "Me kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare të pajtohen që pozita e kryeministrit t'i takojë njërës prej tyre, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera me rëndësi, si raportet me BE-në, masat ndëshkuese etj," thotë Ehat Miftaraj.

Zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Në deklaratën e përbashkët të shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, thuhet se BE-ja pret që në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re. "Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit”./DW

kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale