LIVE UPDATES
Politike

"Shteti i së drejtës është në pikëpyetje", Edward Joseph: Krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe emigracioni i paligjshëm janë problematika shqetësuese 

Ai tha se rajoni vazhdon të jetë i paqëndrueshëm dhe pse krimi i organizuar mbetet faktor i saj. 

5 Dhjetor 2025, 20:22 Nga E.d
"Shteti i së drejtës është në
Foto ilustruse

TIRANË- Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe emigracioni i paligjshëm, janë të gjitha problematika mjaft shqetësuese në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje. Gjatë një interviste televizive për Syri Tv, Joseph u shpreh se në Shqipëri shteti i së drejtës është në pikëpyetje. Ai tha se rajoni vazhdon të jetë i paqëndrueshëm dhe pse krimi i organizuar mbetet faktor i saj. 

Joseph tha se kur Serbia dhe Kosova të pranojnë rrugën e tyre drejt NATO-s, do t'i jepet fund tensioneve dhe konflikteve në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas tij, nëse kjo arrihet këta vende do jenë më demokratike, më besimplota dhe do të ketë një qasje më të mirëorganizuar drejt krimit të organizuar dhe kriminalitetit.

“Patjetër që krimi i organizuar, trafikimi i drogës, emigracioni i paligjshëm, janë të gjitha problematika mjaft shqetësuese për Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje. Dhe kjo është pjesë e problemit të cilit ju referova që në krye të herës. Që në fillim, unë pyeta anëtarët e kongresit, pse ndodh që 35 vjet pas rënies së dhunshme të Jugosllavisë, pas rënies së komunizmit, përfshi edhe rënies në Shqipëri, ne vazhdojmë të kemi një rajon, i cili vazhdon të jetë i paqëndrueshëm dhe pse krimi i organizuar mbetet faktor. Secili prej këtyre vendeve mban përgjegjësitë e veta, por e dimë se është një ambient, një klimë gjithëpërfshirëse. Dhe për sa kohë që ti ke një vend të madh brenda këtij rajoni, i cili ka një qeveri jo demokratike, ose ka një pozicion anti-demokratik, që kërkon të ketë një kontroll autoritar prej një aktori, ai do të prekë gjithë rajonin.

Prandaj Shqipëria, po, ka përgjegjësitë e veta dhe shteti i së drejtës është në pikëpyetje dhe e dimë se SHBA dhe BE po adresojnë këtë çështje. Njëherazi e dimë se vendi më i madh i rajonit përbën një kërcënim serioz ndaj demokracisë dhe saboton punën e fqinjëve të vet. Dhe brenda Serbisë ka shembuj shqetësues të përfshirjes, të angazhimit me kriminelët. E gjithë kjo krijon një klimë mjaft negative në rajon. Po, vërtet Shqipëria ka përgjegjësitë e veta dhe të gjithë fqinjët e vet kanë përgjegjësitë e tyre, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina. Pra që të gjitha këto vende duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Por gjithashtu e dimë se vendi më i madh i rajonit, i cili ka një produkt të brendshëm bruto që është i barabartë me produktin e që të gjitha këtyre vendeve dhe ka një popullsi që është sa dy e treta e madhësisë së vendeve të tjera së bashku, ky është problemi.

Dhe për këtë arsye administrata Trump ndodhet në një moment kritik që ta bëjë Serbinë, ashtu si rekomandova unë, ta detyrojë Serbinë që në fund të shkëputet nga Rusia dhe Kina dhe të angazhohet plotësisht për t'u bashkuar qasjes së Shteteve të Bashkuara, pra të bëhet anëtare e NATO-s. Jo vetëm anëtare e Bashkimit Evropian, por anëtare e NATO-s. Dhe unë besoj se kur Serbia dhe Kosova të pranojnë rrugën e tyre drejt NATO-s, do t'i jepet fund tensioneve dhe konflikteve në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Do të jenë vende me demokraci më të fuqishme, më besimplotë dhe një qasje më të mirëorganizuar drejt krimit të organizuar dhe kriminalitetit,” tha ai./Dosja.al

edward joseph shqipëri trafikimi i drogës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet