Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”.
Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor.
Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.
“Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, AAK-ja garoi në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe disa parti të tjera. Koalicioni arriti të fitojë 66.256 vota apo 7.06 për qind. Nga tetë deputetë, pesë ishin nga AAK-ja dhe tre nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Deri më tani, edhe partitë e tjera shqiptare kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurti, Partia Demokratike do të garojë me kreun e ri të partisë, Bedri Hamza, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit.
Që të katër këta udhëheqës partiakë ishin kandidatë për kryeministër edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit./ REL
Foto ilustruese Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok &nda...
Foto ilustruese Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parak...
Foto ilustruse TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka shanazhohet nga SPAK, pasi po hetohet&n...
Erion Veliaj TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka publikuar një sqarim zyrtar në lidhje me ecurinë procedurale të çë...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar ditën e sotme se PD kërkon transparencë për...
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme që t’i vihet n&e...
Foto nga takimi TIRANA- Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa ...
Ilir Meta TIRANA- Seanca e kësaj të premteje në Gjykatën e Posaçme, ku duhej të vendosej nëse dosja ndaj Ilir Met...
Kryemadhi, Deda TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK dhe Gjykatës së Pos...
Hashim Thaçi Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pe...