LIVE UPDATES
Politike

"Është një gënjeshtër"/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi u shpreh se disa media kanë transmetuar një të pavërtetë.

15 Janar 2026, 21:32 Nga E.d
"Është një gënjeshtër"/ Bardhi: Nuk ka
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për kolegët e PD-së. Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi u shpreh se disa media kanë transmetuar një të pavërtetë.

Bardhi tha se kjo është një gënjeshtër. Pasi sipas tij, nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.

Pjesë nga debati: 

Anri Bala: Unë jam dakord me atë që thotë zoti Bardhi për gjithçka dhe nisur nga ajo, nisur nga ajo që thotë, ndoshta edhe do e votoja. Por e di çfarë më shqetëson? Më shqetëson që nëse zotit Bardhi, apo kujtdo që është brenda Partisë Demokratike, do i vendosnim një pasqyrë për veprimet e tij, aty do e vinim në dyshim të gjithë rrugëtimin politik ose të ardhmen politike të paktën të Partisë Demokratike.

Dhe nuk e kam për zotin Bardhi konkretisht. Por, unë besoj se një pjesë e mirë e formësimit të perceptimit publik se ëh, qeveria apo Partia Socialiste është e korruptuar, është një meritë e zotit Bardhi. Por, por, ndër të tjera, një formësim i perceptimit të opinionit publik se dhe zyrtarë brenda Partisë Demokratike dyshohen të jenë të korruptuar, ose kanë kryer një vepër kundraligjshme, është prapë investim i zotit Bardhi, që koha mund t'i japë të drejtë. Për mua nuk, kjo nuk, nuk bën asnjë ndryshim. Por ama, do të doja të dija nga zoti Bardhi, kallëzimet e juaja zoti Bardhi në SPAK, i kanë bërë mirë PD-së gjatë gjithë kësaj kohe apo e kanë dëmtuar atë? Dhe,

Gazment Bardhi: Kallëzimet lidhur me çfarë?

Anri Bala: Për rastin e ëh, ëh, kuvendit të rithemelimit.

Gazment Bardhi: Kjo është një gënjeshtër.

Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur, ju si analist, si gazetar, ju mund të shkoni të merrni informacion.

Gazment Bardhi: Unë e kuptoj propagandën e mediave.

Anri Bala: Jo jo fare, nuk ka lidhje me propagandën e mediave.

Gazment Bardhi: Jo jo, sepse ju keni lexuar media besoj, apo jo?

Anri Bala: Po pra, në media po.

Gazment Bardhi: Pra, janë disa media që kanë transmetuar një të pavërtetë, sepse ëh, i vetmi, e vetmja gjë që mendojnë që më dëmtojnë mua si individ, sepse nuk kanë çfarë të thonë tjetër në raport me angazhimin tim politik, është koha kur ëh, është një gjë publike, ku Partia Demokratike ishte e ndarë në dy pjesë, e kishte një konflikt.

Anri Bala: Po pra, po them që ishte, po.

Gazment Bardhi: Kishte një konflikt mes nesh brenda PD-së. Konflikt i cili është lënë pas që nga viti 2023. Dhe nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.

Anri Bala: Zoti Flamur Noka është sot në SPAK me një kallëzim.

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim. Jo, nuk ka asnjë kallëzim.

Anri Bala: Jo, kallëzimi është i bërë në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo, nuk është as prej një deklarate. Nuk e di nëse është apo jo, nuk e di nga...

Anri Bala: Po s'ka kallëzim nga askënd, nga asnjë kush tjetër.

Gazment Bardhi: Po atëherë në qoftë se s'ka kallëzim, s'ka as çështje. Është një thashetheme. Po s'ka çështje, unë s'kam lexuar që të ketë ndonjë çështje dhe nuk di që të ketë ndonjë çështje.

Anri Bala: Pra, pra po tërhiqesh nga ajo që keni thënë, ka qenë thjesht deklaratë politike kundër zotit Flamur Noka.

Gazment Bardhi: Ajo që unë po ju them, është që po, e kam lexuar, ku përmendi disa raste, e kam lexuar të pavërtetën që është shpërndarë gjatë kësaj kohe në media dhe po të konfirmoj që nuk ka asnjë kallëzim apo çështje që bazohet në kallëzim timin ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike.

Anri Bala: Të partisë, kolegut tuaj, Partisë Demokratike, që ta keni çuar në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo jo, po asnjë anëtari të thjeshtë të Partisë. Pa diskutim dhe kjo është publike, nuk, pra ju nuk keni zbuluar... akuzat le të mos i anullojmë, ju nuk keni zbuluar botën se me sjelljen e vëmendjes, ju nuk keni zbuluar botën që ka patur një konflikt në PD, se ne nuk e kemi bërë konfliktin mbyllur në shtëpi, e kemi bërë publik./Dosja.al

gazmend bardhi opzita spak

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës