LIVE UPDATES
Politike

"Vendi ka mundësi të eci përpara"/ Bardhi: Me protesta duam të largojmë Ramën dhe të ndryshojmë modelin e qeverisjes në Shqipëri

Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ , Bardhi u shpreh se ajo që ka për detyrë opozita është të bind qytetarët që t'i bashkohen në protestat që ka thirrur.

15 Janar 2026, 21:16 Nga E.d
"Vendi ka mundësi të eci përpara"/ Bardhi: Me protesta
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se opozita me anë të protestave, kërkon të largojë Ramën nga qeveria dhe të ndryshoj modelin e qeverisjes në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ , Bardhi u shpreh se ajo që ka për detyrë opozita është të bind qytetarët që t'i bashkohen në protestat që ka thirrur.

Ai tha se këto duhet të jenë protesta të qëndrueshme dhe se qytetarët, duhet të jenë atje vetë së bashku opozitën. Bardhi u shpreh se Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar nuk e lë Shqipërinë të ec përpara.

"Gjithë këto që skandale që po ndodhin apo që kanë dalë sot në të provuara në opinionin publik, ka me vite që i thotë. Fakti që pas AKSHI-t fshihet bashkëshortja e kryeministrit, opozita, kryetari i opozitës, secili prej nesh ka vite që e thonë. Pra, fakti që sot prokuroria i provon këto akuza të opozitës të opozitës tregon dhe një gjë, që opozita e ka bërë detyrën e vet.

Ajo që ka për detyrë opozita është pa diskutim, pa e fokusuar debatin tek a e bën mirë apo e bën keq punën opozita, është të bind qytetarët që t'i bashkohen në protestat që ne kemi thirrur dhe që do të duhej të jenë të vazhdueshme ashtu siç kemi thënë që nga dita e parë. Pra nuk duhet të jenë protesta periodike një herë në tre javë apo një herë në muaj, por duhet të jenë protesta të qëndrueshme dhe qytetarët duhet të jenë atje vetë së bashku me ne.

Sepse secili prej nesh, unë i pari, apo Sali Berisha, kryetari i partisë, nuk kërkon të largojë Edi Ramën që të vijmë ne në pushtet dhe të sillemi një lloj me Edi Ramën. Ne kërkojmë të ndryshojmë modelin e qeverisjes në vend. T'i bindim shqiptarët që me këtë model që kemi nuk shkojmë dot përpara, sepse nga vjedhja e tyre vuajmë çdo ditë pasojat në jetën tonë, në familjet tona dhe t'i ofrojmë Shqipërisë atë mundësi që ajo e ka.

Shqipëria ka mundësi të eci përpara. Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar nuk e lë të eci përpara. Dhe këtu ka nevojë për më shumë sesa po themi mbështetësit tradicional të Partisë Demokratike.

Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi të gjithë si shoqëri, përfshirë edhe këtë qytetarin socialist bio, që paska biseduar me ty. Nuk do të duhet të presë të dali video e Edi Ramës me Ergys Agasin, se që Edi Rama e ka emëruar koordinator me krimin e organizuar ë Ergys Agasin, mjafton të dali në Tiranë edhe i ka faktet sheshit.

Mjafton të shikojë sot strukturën e Policisë së Shtetit dhe e kupton që ato e komandon ë pra nuk komandon Edi Ramam Ergys Agasin, është Ergys Agasi që komandon Edi Ramën, sa i emëron nga drejtori i përgjithshëm i policisë dhe të gjithë drejtorët dhe drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit nga shërbimi informativ i shtetit dhe të gjithë titullarët e institucioneve të tjera.Pra për këtë nuk ka nevojë për të patur video. Ky është një fakt i njohur, mjafton që të kesh sy dhe vesh për të dëgjuar dhe për të, për të parë", tha Gazment Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi opozita protesta

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!