11 Maj 2026, 11:32
Nga E. D
Glauk Konjufca
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Ai ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian, rëndësinë e reformave dhe harmonizimit me politikat e BE-së, si dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian trajtim të barabartë dhe të drejtë.
Konjufca tha ndër të tjera, se ajo që po minon arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë Evropës, është ndikimi keqdashës rus në rajon. Sa i përket dialogut me Serbinë, Konjufca tha se Kosova ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Jam shumë i lumtur t’i bashkohem diskutimeve joformale të sotme BE-Ballkani Perëndimor këtu në Bruksel, të organizuara nga zonja Kallas. Më lejoni ta nis duke thënë se Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne po zbatojmë reforma, jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe po kontribuojmë për stabilitetin e rajonit.
Por ajo që në fakt po minon arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë Evropës, është ndikimi keqdashës rus në rajonin tonë. Dhe për këtë arsye mendoj se një Bashkim Evropian i bashkuar dhe i zgjeruar duhet parë gjithmonë nga perspektiva e një domosdoshmërie strategjike.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Gjithashtu, ne duam të kemi trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian
Kosova është e gatshme të ecë përpara dhe të avancojë brenda këtij kuadri të procesit të bazuar në meritë, por në të njëjtën kohë, ajo që ne mendojmë se nënkupton ky proces i bazuar në meritë është që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Dhe le të fillojmë me pyetësorin. Ky është hapi i parë. Pres me padurim rezultate shumë pozitive dhe konkrete”, është shprehur ai./Dosja.al
glauk konjufca be kaja kallas
Politike
11 Maj 2026, 11:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin ...
Politike
11 Maj 2026, 11:08
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos deklaroi, se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipë...
Politike
11 Maj 2026, 10:06
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet di...
Politike
11 Maj 2026, 09:19
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se...
Politike
11 Maj 2026, 08:58
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë so...
Politike
10 Maj 2026, 22:22
D.S
Osmani- Abdixhiku
KOSOVË- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e ka quajtur kreun e LVV, Albin Kurtin ''të pangopur'. Në një tubim n&eum...
Politike
10 Maj 2026, 21:45
D.S
TIRANË- Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me një gjyq që ka fituar kryeministri Edi Rama kund&eum...
Politike
10 Maj 2026, 19:56
D.S
Edi Rama
TIRANË- Dy vite më pas Shehaj do të shkarkohej nga kjo detyrë e u kthye në një kritike të fortë t&eu...
Politike
10 Maj 2026, 19:08
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalë...
Politike
10 Maj 2026, 19:01
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndrys...