Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se një raport i detajuar nga Gjykata Europiane të Llogarive për vendet e BE-së, thekson se ka mungesë ndërgjegjësimi që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se një raport i detajuar nga Gjykata Europiane të Llogarive për vendet e BE-së, thekson se ka mungesë ndërgjegjësimi që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike.
Sipas tij, raporti evidenton rënie të konkurrencës në prokurimet publike në shumë vende të BE-së, ndërsa Shqipëria sipas tij, paraqitet me tregues më pozitivë në disa fusha kyçe. Rama është shprehur se vendi është në një fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave për në Bashkimin Europian.
"Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm janë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.3%. Nëse në listën e vendeve anëtare ka shumë vende që fillojnë nga 57% e zbresin deri në 38%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia apo Gjermania. Vendi ynë është mbi këto, me shumë pak pra, 23.5%.
Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht dhe më tutje në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%. Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE”./Dosja.al
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos deklaroi, se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipë...
Ilir Meta TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet di...
Kaja Kallas BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se...
foto ilustruese BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë so...
Osmani- Abdixhiku KOSOVË- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e ka quajtur kreun e LVV, Albin Kurtin ''të pangopur'. Në një tubim n&eum...
TIRANË- Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me një gjyq që ka fituar kryeministri Edi Rama kund&eum...
Edi Rama TIRANË- Dy vite më pas Shehaj do të shkarkohej nga kjo detyrë e u kthye në një kritike të fortë t&eu...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalë...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndrys...
PESHKOPI- Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk e sjell dot PD n&e...