LIVE UPDATES
Politike

"Është gjendje alarmante", Berisha: Shqipëria e fundit në rajon për rrogat dhe pensionet! Janë rritur vetëm pagat e larta të zyrtarëve

Berisha u shpreh se rumunët në vitin 2013 kishin rrogën minimale 800 leji dhe këtë vit rumunët rrogën minimale 3300 leji.

26 Dhjetor 2024, 20:57 Nga N.F
"Është gjendje alarmante", Berisha: Shqipëria e fundit
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën 5 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se në këto 12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë më të frikshmet. Ai shtoi se në këta 12 vite u ngrinë rrogat, u ngrinë pensionet.

Berisha u shpreh se rumunët në vitin 2013 kishin rrogën minimale 800 leji dhe këtë vit rumunët rrogën minimale 3300 leji. Ai shtoi se 30% e rriti Turqia rrogën minimale. Sipas tij rroga e presidentit është asnjëherë më shumë se 4 rroga mesatare të qytetarëve siç ndodh në vendin tonë. Ai shtoi se 100 milionë merr prokurori Dumani në vit. 

Fjala e Berishës:

Këto arritje janë për ne një stacion i vërtetë për arritjen përfundimtare. Ne pra e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale, të imponuara të mëdha, por e kremtojmë këtë vit të ri, pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në duart tona, në vullnetin tonë dhe asgjë smund të na ndalë për të firmosur në 11 maj, fitoren e merituar. Fitoren e merituar, sepse së pari ne nuk jemi si ata kurrë. 12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë.


Ai ka ligjet dhe rregullat e veta. Çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013. Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali. Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta. Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri.


Po kështu janë familjet me rroga të ulëta. Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipër me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante. Më sipër fola për tregun. Tregut çmimet nuk i kontrollohen, por ligji tjetër është që rrogat, shpërblimet, rriten, e rriten gjithnjë më shumë se çmimet, nëqoftëse do që pasuria do të gëzohet të shpërndahet në anëtarët e komunitetit, në qytetarët e vendit tënd. Në vitet 2005-2013, ka një studim ndër më seriozët në botë, Shqipëria u rëndit në veidn e 4-të pikërisht për shpërndarjen e të ardhurave, për shpërndarjen më të mirë. Ishte Zvicra, një vend Afrikan, Zambia apo Kongo, dhe ishte dhe Shqipëria në grupin e 4 vendeve.
Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Dyfishuam rrogat e pensionet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, dhe ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Ne u faktuam shqiptarëve se ata të ardhura që kishin po ua kthenim atyre, por ua kthenim me rroga, pensione, po ua kthenim duke ndërtuar rrugë për komunitetin kudo që ishte.

Çfarë ndodhi sot? Sot ne që ishim në krye për rrogat dhe pensionet në vitin 2013, u rrokullisëm të fundit. Tregova një ditë grafikun. Rumunët në vitin 2013 kishin rrogën minimale 800 leji, këtë vit rumunët rrogën minimale 3300 leji. Po sigurisht si mund ti lësh ti qytetarët tu. E kanë rritur pra 4 herë. Dhe unë mora rumunët, po kështu dhe të tjerët. 30% e rriti Turqia rrogën minimale. Si mund ti lësh qytetarët e tu, në një kohë kur vetëm euro është zhvlerësuar me 40 %, çmimet janë rritur me mbi 40% dhe ti vazhdon i mban me atë rrogë. Por nuk ke mbajtur veten me atë rrogë. Se rrogat e larta i ke vendosur më të lartat në rajon. Askush në rajon nuk ka rrogat e larta të Shqipërisë. Çfarë është kjo? Kjo është mendësi e etërve të tyre, a paimagjinueshme. Është mendësia e vjetër sepse në një vend demokratik, ka diapazone. Rroga e presidentit është asnjëherë më shumë se 4 rroga mesatare të qytetarëve. Dhe kjo në vendet më të pasura, në Gjermani, SHBA. Kurse ti e bën 10-fishin, 10 rroga mesatare, rrogën e presidentit.


100 milionë merr prokurori Dumani në vit. Ti nuk është se nuk je kujdesur për rroga, jo, jo je kujdesur për rrogat e larta, nuk ke qarë kokën, nuk je marrë me rrogat e ulëta. Përkundrazi cinizmi i tij maksimal dha sihariq këto ditë se janë shtuar me 100 milionë prurja e parave nga emigracioni. Sigurisht se ke përzënë me qindra mijëra dhe ata do të çojnë kur lanë familjet këtu. Në vend që të shihnim kohën që ato gjithnjë pakësohen ata kthehen dhe rivendosin në vendin e tyre, mburret se u rritën remitancat nga emigracioni.

berisha paga

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet