LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria në emergjencë", Berisha: Do përgatisim paketën 100 ditëshe! Do të ketë një efekt çlirues dhe transformues në jetën e të gjithë shqiptarëve

Kreu i PD-së shtoi se euro është shndërrruar në një monedhë toksike. Ai theksoi se ka 35, 38% zhvlerësim dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje, kompensim nga qeveria.

16 Shkurt 2025, 12:30 Nga N.F
"Shqipëria në emergjencë", Berisha: Do përgatisim
Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po prezantohet "Programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë". Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se gjatë dy mandateve qeverisëse ata dyfishuan rrogat dhe pensionet. Ai u shpreh se gjatë qeverisjes rritën eksportet dhe investimet e huaja ndërsa sot ato kanë pësuar një rënie katastrofale.

Kreu i PD-së shtoi se euro është shndërrruar në një monedhë toksike. Ai theksoi se ka 35, 38% zhvlerësim dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje, kompensim nga qeveria. Berisha tha se në programin e tyre ata do të rrisin pensionet në mënyrë substanciale dhe se do vendosin minimumin jetik 200 euro.

"Por, ne kemi një praktikë. Nuk e nisim. Ne kemi një trashëgimi, dhe trashëgimia jonë në këtë drejtim është inkurajim për ne. Në periudhën që qeverisëm dy mandate, ne dyfishuam rrogat, ne dyfishuam pensionet, ne rritëm me 320% eksportet, ne rritëm me 300% investimet e huaja. Ku janë eksportet sot? Nga 2023 në 2024, ato kanë rënë 32%. Rënie katastrofale kjo, 32%. Asgjë nuk shpreh prodhimin dhe punësimin më shumë se eksporti.


Eksportet i rrëzoi përtokë narkoeuro. Euro është shndërrruar në një monedhë toksike për ne. 35, 38% zhvlerësim. Asnjë ndërhyrje, asnjë kompensim nga qeveria, vetëm një soditje. Prodhimi industrial, ka 6 semestre që bie në mënyrë progresive. Prodhimi bujqësor po bie. Ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri që prodhon, prodhon, prodhon. Sepse ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme prodhimi. Ne do nxisim prodhimin me incentiva fiskal, me kredi dhe me shumë mekanizma të tjerë, të cilët i kanë elaboruar ekspertët tanë shumë mirë.


Sot, ekonomia shqiptare bazohet në ndërtimin, por Shqipëria është shumë interesante. Kur njeriu sheh këto kulla, dhe kemi treguar se kemi ndërtimet më të larta në Europë, mendon se bankat këtu janë në aktivitet të madh. Jo, për fat të keq bankat pothuajsë janë në gjumë, sepse vetëm 800 mln nga 4 mld euro të investuara në këto kulla vijnë nga banka, tjerat vijnë nga nëntoka.
Cili është rezultati? Rezultati është: një i ri duhet të punojë 100 vite për të thurur ëndrrën e tij në Tiranë, për të blerë një banesë, për të patur një apartament. Nuk mund ta blejë. Prandaj ai ikën kudo në Europë, përveç Mynihut dhe Parisit, e blen më lirë se këtu.


Kjo situatë është një emergjencë, do t’i japim fund. Ne përmbysim shpërndarjen e buxhetit e të ardhurave kombëtare. Ne do i japim prioritet absolut investimit në burime njerëzore. Do marrim çdo masë që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre, që investimet e tyre të gjejnë sukses. Do të bëjmë gjithçka që fermeri shqiptar të bëhet konkurrent me fermerë të vendeve tjera. Do nxisimin prodhimin dhe përpunimin në këtë sektor ku janë të punësuar gjysma e shqiptarëve.


Do rrisim pensionet në mënyrë substanciale, do vendosim minimumin jetik 200 euro. Miq, e keni parë Edi Ramën, që për të mashtruar pensionistët vë në anë biznesmenë, në anën tjetër pensionistë. Dhe u thotë, ja këta, thotë, nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Po, a e dini ju që borxhliu më i madh në sigurimet shoqërore është Edi Rama dhe administrata e tij. Çdo pensionist duhet ta dije se sa i detyrohet fondit të sigurimeve, 100 mln euro. Se i mban punonjësit e administratës në të zi. Se ka rritur me 3 herë numrin e punonjsve të administratës vetëm për efekte elektorale, por nuk ua paguan sigurimet shoqërore.


Lufta kundër informalitetit do fillojë nga shteti. Natyrisht, ne jemi qeveri e vogël. Ne jemi konservatorë, qendrojmë qeveri e vogel. Pra, ne do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues, transformues në jetën e të gjithë shqitparëve në nevojë. Do ketë një efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, transformues të të gjithë bizneseve, tek të gjithë fermerët. Shqipëria është në emergjencë dhe ne do i përigjemi asaj me emergjencë. Faleminderit!" tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete