LIVE UPDATES
Politike

Programi ekonomik 2025-2029, Berisha: Ne do bëjmë çdo gjë që taksat t’u kthehen qytetarëve!

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se çmimet në vendin tonë po shkojnë në stratosferë ndërsa rrogat zbresin në raport me to në mënyrë progresive.

16 Shkurt 2025, 12:00 Nga N.F
Programi ekonomik 2025-2029, Berisha: Ne do bëjmë çdo gjë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po prezantohet "Programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë". Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se çmimet në vendin tonë po shkojnë në stratosferë ndërsa rrogat zbresin në raport me to në mënyrë progresive.

Berisha tha se në asnjë komb tjetër nuk është zhdukur 45% e kombit në 12 vite, siç u zhdukën dhe u larguan në vendin tonë. Kreu i PD tha se shkakun më kryesor është gjendja e vështirë ekonomike, mungesën e perespektivës, varfërimin progresiv.

Fjala e Berishës:

Në qoftë se, parmbrëmë në Mynih, në qoftë se kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli zv.Presidenti, JD Vance, ishte Edi Rama. Ai ishte aty, si kryeministri që ka arrestuar tre liderët e opozitës, dhe vendosur në procese politike. Ai ishte aty, si kryeministri, gjykatat e të cilit kishin marrë mandate të zgjedhurish nga qytetarët. Ai ishte aty si censori që do të mbyllë Tik Tokun, vetëm e vetëm se nuk duron dot kritikat e tyre, kritikat e të rinjve në Tik Tok.


E theksova këtë moment për të vënë në dukje, se çfarë përgjegjësie të madhe kemi ne demokratët konservatorë të Shqipërisë për të ndryshuar këtë situatë dhe natyrisht, në qoftë se këto janë shprehjet evidente arrestimi i liderëve të opozitës, marrja e mandateve me gjykata, vuajtjet, dhunimet e qytetarëve shqiptarë për shkak të ekonomisë së drogës, për shkak të narko-euros, për shkak të oligopoleve, për shkak të oligarkëve, janë më të mëdha se në çdo vend tjetër në Europë.


Shikoni Shqipërinë sot. Shqipëria ka rritje ekonomike, ndërkohë varfëria thellohet, ndërkohë konsumi nuk rritet në paralel me rritjen. Ndërkohë, çmimet shkojnë në stratosferë, rrogat zbresin në raport me to në mënyrë progresive. Asnjë komb tjetër në 10 vite, kurrë në histori, çfarëdo që të ketë pësuar, luftrat më të egra, luftrat rajonale, luftra botëore, kurrë nuk është zhdukur 45% e kombit në 12 vite, siç u zhdukëm ne, siç u larguam ne. Dhe kjo, për shkakun më kryesor, gjendjen e vështirë ekonomike, mungesën e perespektivës, varfërimin progresiv.


Ndaj dhe ne, sfidave do t’i përgjigjemi para së gjithash. Meqë jemi në këtë fushë, me garantimin e lirisë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, me nxitjen e iniciativës së lirë, me garantimin e ligjit dhe shtetit ligjor, pa të cilin nuk ka ekonomi tregu. Me garantimin e konkurrencës së ndershme, me zbatimin e atyre parimeve që kemi zbatuar. Dy vite pas themelimit tonë, ne besonim shumë tek parimi i taksave të ulëta, dhe aso kohe vendosëm taksat më të ulëta. U rikthyem përsëri, vendosëm sistemin fiskal më të lehtë, dhe përsëri do ta bëjmë tani. Ne do të çlirojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset nga barra e tmerrshme e taksave.

Nga dora e zezë e shtetit e cila shtrihet në çdo proces dhe në çdo at të veprimtarisë së tyre, që si e si t’i grabisë, t’i plaçkisë dhe t’i shtypë. Ne do bëjmë gjithçka t’i japim siguri juridike këtij vendi, që sot nuk ka sistem drejtësie. Sot, një çështje civile kërkon 15 vite. Ky është dënimi më i madh. Sot, investitorët e huaj nuk investojnë dot në Shqipëri, nuk mund të investojnë. Ne angazhohemi të kthejmë paratë tek qytetari.


Elon Musk, nga zyra e Presidentit Trump dy ditë më parë, ju e dini që ai po merret me një reformë shumë të thellë të administratës dhe shifrat që japin mediat janë që, u kursyen kaq miliardë këtu, kaq miliardë aty. Dhe ai deklaroi që: nuk është problemi i miliardave, problemi është i demokracisë. Problemi themelor këtu është i raportit të taksave me qytetarin, i përgjegjësisë së atyre që përdorin këto taksa para qyetarëve. Dhe unë për ëtë po luftoj, deklaroi Elon Musk, një gjeni. Kështu që, edhe ne do bëjmë çdo gjë që këto taksa t’u kthehen qytetarëve.

berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës