LIVE UPDATES
Politike

"Qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në," Schmitt: Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë! Serbia është nën presion, mund të përpiqet të organizojë një konflikt

Schmitt, thotë se Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Ai shtoi se Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit.

16 Shkurt 2025, 10:11 Nga N.F
"Qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në," Schmitt:
Oliver Jens Schmitt

KOSOVË- Historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt në një intervistë të zhvilluar së fundi u shpreh se teksavëzhgon situatën gjeopolitike identiteti i Kosovës është në alarm. Schmitt shprehet se shteti duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Ai shtoi se do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten seriozisht sesa për gjuhën dhe letërsinë.

Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në një intervistë për Koha.net Schmitt shprehet se në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ai shtoi se tani nuk nevojiten debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm.

Si demokraci stabile e përshkruan Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Anëtari i Akademisë austriake të Shkencave thotë se brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Schmittt, i cili pos studimit të së kaluarës, është edhe vrojtues i hollë i Ballkanit, thotë se Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria ku vazhdon trashëgimia e kulturës enveriste. 

Ai thotë se islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Sipas tij, në këtë rast pyetja është se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame. 

“Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët”, thotë ai. Sipas Schmittit, administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Në një rast të tillë për shkencëtarin e njohur, qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në. Konsideron se shtetet e BE-së nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë. 

“Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus”, thotë ai. 

Në këtë rast përmend edhe Kosovën si vend të rrezikuar. Thotë se krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Këshillon që Kosova duhet të bëjë përgatitje serioze për një sulm. 

Schmitt, thotë se Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Ai shtoi se Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Thotë se  prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë dhe se BE-ja nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi mbrojtëse e Kosovës. 


“Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm”, thotë Schmitt.

Schmitt thotë se tani është koha të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas tij, në vend të debateve për identitetin do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës. 

Intervista:

Si e shihni identitetin e Kosovës në këta 17 vjet shtet?

Schmitt: Kosova tani është një demokraci stabile, me një sistem partiak tashmë të vendosur. Ndryshe nga Serbia, një qeveri mund të funksionojë për një periudhë të tërë legjislative dhe ndryshimet në pushtet janë të mundshme përmes zgjedhjeve demokratike. Shumica dërrmuese e qytetarëve identifikohen me vendin e tyre, për pavarësinë e të cilit brezi i vjetër bëri sakrifica të mëdha.

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare e ka definuar Kosovën si shtet multietnik, Kosova është kryesisht homogjene etnikisht, prandaj Kosova mund të cilësohet si shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Këtu Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria, ku trashëgimia e kulturës enveriste vazhdon, ndërsa kultura politike e Kosovës formësohet nga rezistenca e përbashkët kundër represionit serb. Kjo do të thotë se besimi social është dukshëm më i zhvilluar në Kosovë sesa në Shqipëri; se kultura politike bazohet në idenë e lirisë dhe të luftës për liri. Pra, mund të thuash se ekzistojnë dy kultura të ndryshme politike në botën shqiptare në Ballkan.

Cilat janë këshillat tuaja në rrugëtimin identitar të Kosovës në të ardhmen?

Schmitt: Si vëzhgues i jashtëm, nuk mund dhe nuk duhet të jap këshilla për këtë – mund të analizoj vetëm debatet që po bëhen nga vetë qytetarët e Kosovës – dhe duhet të bëhen nga vetë ata. Ju duhet të vendosni vetë se kush dhe si dëshironi të jeni. Kur bëhet fjalë për çështjen e identitetit, ka debate për gjuhën letrare, konkretisht për trashëgiminë kulturore gegë dhe se si kjo mund të integrohet në gjuhën letrare. Pastaj feja luan një rol të rëndësishëm, pasi islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Lidhur me këtë është pyetja se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame. Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët.

“Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus”

Në një kohë kur nacionalizmat sa vijnë e rriten në Evropë dhe përtej saj, a rrezikohet Kosova nga këto erëra të rikthimit të -izmave?

Schmitt: -izmat janë më pak problem sesa ndryshimet radikale në gjeopolitikë. Faktikisht, Kosova ia detyron pavarësinë e saj SHBA-së. Qeveria e Donald Trumpit me sa duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Kjo ka pasoja dramatike për BE-në, shtetet e së cilës nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë. Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus.

Krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm. Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Megjithatë, prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë. BE-ja nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në si fuqi mbrojtëse e Kosovës. Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm.

Nëse Kosova synon identitetin e saj kulturor – në termat  “arti kosovar”, “letërsia kosovare” – a bëhet më e largët mundësia për një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, marrë parasysh se ky është një synim i vjetër që ngjallet herë pas here? Çfarë roli ka gjuha në këtë kontekst?

Schmitt: Nëse shikoni situatën gjeopolitike, duhet të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht, sesa për gjuhën dhe letërsinë.

“Shoqëria duhet të fokusohet në atë që ka të përbashkët”

Me çfarë imazhi duhet të futet Kosova në familjen evropiane dhe si e shihni këtë rrugëtim në këta 17 vjet shtet?

Schmitt: Kosovarët prej kohësh janë pjesë e kësaj familjeje, pasi gjysma e tyre tashmë jetojnë në vendet evropiane. Kosova është një shoqëri transterritoriale që nuk është e lidhur vetëm me territorin e Republikës së Kosovës. Fushata zgjedhore e ka treguar këtë – ngjarje të rëndësishme ndodhën në qytete të vogla zvicerane. Për sa i përket statusit të Kosovës si shtet, përgjigjja më duket e qartë: Kosova u themelua pas një ndërhyrjeje të NATO-s që kishte për qëllim parandalimin e krimit politik më të madh në Evropë pas vitit 1945 (dhe para sulmit rus në Ukrainë).

Kosova si shtet është rezultat i një ndërhyrjeje humanitare dhe vullnetit për të rezistuar të popullit të saj. Në këtë rezistencë kanë kontribuuar shtresa të ndryshme të shoqërisë, pra përfaqësues të të gjitha partive kryesore të sotme. Kjo shpesh harrohet –  vetorganizimi shoqëror dhe rezistenca paqësore, rezistenca e armatosur dhe vetorganizimi i studentëve të brezit të ri, e kanë bërë Kosovën një demokraci të qëndrueshme në krahasim rajonal-ballkanik.

Me fjalë të tjera: LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosja kanë dhënë kontributin e tyre, secili në mënyrën e vet. Kjo shpesh harrohet në mosmarrëveshjet mes palëve. Ndërsa Kosova po përballet me kohë të vështira, shoqëria duhet të fokusohet në atë që ka të përbashkët.

oliver jens schmit kosova serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet