Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se prioritet do të jetë prodhimi i energjisë rinovueshme nga era, dielli dhe gazi, dhe parqet eolike dhe solare do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proces.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp prezantoi vizionin e tij për një Shqipëri të transformuar energjetikisht. Berisha gjithashtu theksoi se Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se prioritet do të jetë prodhimi i energjisë rinovueshme nga era, dielli dhe gazi, dhe parqet eolike dhe solare do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Berisha po ashtu deklaroi se Shqipëria do të shndërrohet në një destinacion tërheqës për investime energjetike në Europë.
"Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik. Do të jetë Shqipëria e investimeve madhështore në energjetikë. Unë jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi, me përparësi prodhimin e energjisë së rinovueshme, do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen. Parqet eolike, parqet solare do të marrin një përparësi absolute. Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Europë. Këto platforma shtrihen nga thellësitë e Alpeve në jugun e vendit. Zona të mëdha mund të prodhojnë me mijëra megavatë në energji eolike.
Por dielli është një burim i pashterrshëm dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë që Shqipërinë do ta shndërrojmë në vendin më tërheqës në Europë për investimet në fushën e energjisë. Dhe përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi në prodhimin energjetik do të jenë qytetarët shqiptarë, do të jetë biznesi shqiptar, do të jetë Made in Albania, prodhimi shqiptar. Do të përdoren të gjitha potencialet ujore, në përputhje ne rregullat rigoroze të mjedisit, për të shndërruar në energji ujërat që derdhen të fjetura në det. Do autorizohet ndërtimi i mikrohidrocentraleve për të prodhuar nga fshatra, nga komunitete, nga lagje, energji falas për veten e tyre. Këto burime fantastike, këto burime të mëdha, të pashtershme energjie do ta bëjnë Shqipërinë një ndër nyjet më të fuqishme energjetike, një superfuqi rajonale energjetike," tha Berisha.
Gazmend Bardhi TIRANË - Vijon çështja mes kreut të Grupit Parlametar të Partisë Demokratike dhe KESH, në lidhje me kal...
Erion Veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia ku thotë se është futur pa gjyq. V...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërmë kabinetin qeveritar. Takimi vjen pak ditë p...
Foto ilustruese KOSOVË - Ishte numërimi që zgjati më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Më në fund të m...
Prekaz KOSOVA- Datat e 5, 6 dhe 7 mars njihen si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku vranë anëtarët e fa...
Foto ilustruese KOSOVA- Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrta...
Foto ilustruese KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) e përfundoi procesin e numërimit të votave të mërkur&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platform&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkëbisedimin live në rrjetet social në rubrikën "Sy m'Sy". Rama t...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së pyëtjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy ësht&e...