LIVE UPDATES
Politike

Shqipëri, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet vendore

Koalicioni “Bashkë fitojmë” zhvillon nesër një tubim për hapjen e fushatës zgjedhore.

14 Prill 2023, 20:11 Nga k.m.
Shqipëri, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet vendore
Foto ilustruese

TIRANË- Partitë kryesore politike kanë nisur formalisht sot fushatën për zgjedhjet vendore sipas afatit të Kodit Zgjedhor, edhe pse praktikisht veprimtaritë e tyre kanë nisur kohë më parë. Partia Demokratike e opozitës deklaroi sot se këto janë zgjedhje në kushte të komplikuara për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar.

Drejtuesi i deleguar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, theksoi para gazetarëve se thelbi i sfidësës së PD-së aktualisht është që ajo të mbetet një forcë demokratike perëndimore mbi parimet e shtetit të së drejtës.

“Partia Demokratike po punon për riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri, e orientuar drejt euro-atlantizmit dhe demokracisë. Pjesë e kësaj rruge janë edhe zgjedhjet vendore,”- tha Alibeaj.

Ai tha se opozita e pakapur pësoi një agresion nga Partia Socialiste, nga kryeministri Edi Rama, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish presidenti Ilir Meta, duke e zvarritur në procese gjyqësore dhe procedura regjistrimesh, dhe me seli të bllokuar.

“Integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlerat dhe baza, me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.

Ndërsa fushata e Partisë Socialiste ka lajtmotivin “Vetëm përpara, kurrë mbrapa”. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi gjatë një fjalimi të fushatës në Lezhë, se duhet ecur vetëm përpara dhe se zgjidhja e problemeve është përpara, nuk e kemi mbrapa”. Ai tha se opozita nuk mund të tregojë asnjë shembull suksesi gjatë qeverisjen vendore prej saj, ndërsa bashkiakët socialistë kanë kryer transformime të thella në qytetet ku drejtojnë.

“S’ka magji. Ka vetëm punë të palodhur për të mbushur një pafundësi gropash të trashëguara nga e shkuara dhe për të ecur përpara, Ky është qartë mesazhi i ndryshimit në jetën e të përditshme të qytetarëve dhe të qytetit”, theksoi Rama.

Ai përmendi ish kryeministrin Berisha dhe ish presidentin Meta si politikanë të së shkuarës, që kanë halle personale pas izolimit dhe synojnë të kapin ndonjë bashki për të mbijetuar në politikë.

“I pari i tyre është i izoluar dhe vjen vërdallë me një vulë në lule të ballit si person “Non gratta” dhe ju premton shqiptarëve çudira, që nuk i bëri kur s’kishte as damkën. Bashkë me atë tjetrin, dy hije të së shkuarës, dy hije që janë turp për Shqipërinë, që i ka akoma nëpër këmbë”, tha Rama.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” zhvillon nesër një tubim për hapjen e fushatës zgjedhore. Drejtuesit e tij, ish presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha u kthejnë akuzat Partisë Socialiste për qeverisje të korruptuar dhe të kapur në çdo nivel nga rryshfeti dhe klientelizmi. Institucione vendase dhe ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një garë zgjedhore të rregullt dhe mundësi zgjedhje të lira për qytetarët. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje forcave politike që të mos denigrojnë njëra tjetrën, por të angazhohen me ide për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

“Fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme”, theksoi presidenti Begaj në një mesazh të tij.

Zyra ODIHR e OSBE-së ka përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve vendore të Shqipërisë më 14 maj mbi 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa aktualisht kanë ardhur 13 ekspertë dhe 24 vëzhgues afatgjatë./VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet