14 Prill 2023, 19:06
Nga A.B
Indrit Hoxha
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Indrit Hoxha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Enkelejd Alibeajt, i cili u shpreh se në Vorë nuk ka nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se ai po kandidon në emër të të gjithë demokratëve pikërisht për të luftuar këto banda.
“Sot Enkelejd Alibeaj është shprehur se në Vorë nuk paska nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas. E vërteta është se kandidatura ime në Vorë është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën dhe e kanë kthyer në simbol të krimit të pushteti lokal të Edi Ramës. E vërteta është se në Vorë të gjithë demokratët janë bashkuar si kurrë më parë për të larguar krimin nga Bashkia Vorë. E vërteta është se demokratët, të cilët dua ti falenderojë nga zemra, u bashkuan dhe lanë interesat individuale për një qëllim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora. E vërteta është se kandidatura ime ka shqetësuar bandat e Vorës sepse e kanë shumë të qartë se pushteti i tyre më 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qytetarëve. Unë jam kandidati i të gjithë demokratëve dhe njerëzve të ndershëm e punëtorë të Vorës. Kurrë në jetën time s’kam pasur të bëjë me krimin. Përkundrazi, e kam denoncuar dhe akuzuar në çdo dalje time publike, madje me fakte, dhe kam ngritur akuza penale kundër tyre. Gjëja e parë që do të bëj më 15 maj është kthimi në ligjshmëri dhe dekriminalizimin e Bashkisë Vorë, në të mirë të njerëzve të Vorës dhe interesit të përbashkët. Unë do të kem vetëm banda muzikore në fushatë dhe në qeverisjen e Vorës, asnjë lloj bande tjetër. Të gjithë bashkë më 14, për të larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vorë”, -ka shkruar në reagimin e tij kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Vorës./Dosja.al
indrit hoxha enkelejd alibeaj
Politike
14 Prill 2023, 17:14
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Ditën e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka caktuar kohën e transmetimit në RTSH të fushat&eum...
Politike
14 Prill 2023, 17:12
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një "vlerësim" të kundërshtarëve të t...
Politike
14 Prill 2023, 17:06
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këngën e...
Politike
14 Prill 2023, 16:35
k.m.
Elton Arbana dhe Klodian Tomorri
TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana rezulton “borxhli" ndaj Drejtoris&eum...
Politike
14 Prill 2023, 16:36
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Nesër koalicioni “Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit...
Politike
14 Prill 2023, 14:52
F.M
Jose Manuel Albares Bueno dhe Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta X...
Politike
14 Prill 2023, 13:54
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se do të takohet në sheshe me qytetarët gjatë fushatës elektorale...
Politike
14 Prill 2023, 13:44
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- “Frymëmarrje për Shqipërinë”- ky është slogani i grupimit të Enkelejd Alibeaj ...
Politike
14 Prill 2023, 13:35
f.g
Roland Bejko
TIRANE- Kandidati i grupimit Alibeaj për bashkinë e Tiranës, profesor Roland Bejko planifikon që ta fitojë kryeqyteti...
Politike
14 Prill 2023, 13:38
A.B
Edi Rama dhe Bardh Spahia
TIRANË- Publikohet përgjigjia e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia për kërkesën ...