LIVE UPDATES
Politike

Xhaçka krah ministrit spanjoll: BE të angazhohet në integrimin e Kosovës, Shqipëria përfundon procesin e screening në fund të këtij viti

Ministrja tha se e ka informuar homologun Alvares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë nga ky proces. Sipas saj, deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e  kapitujve themelorë të negociatave.

14 Prill 2023, 14:52 Nga F.M
Xhaçka krah ministrit spanjoll: BE të angazhohet në integrimin
Jose Manuel Albares Bueno dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka priti sot në një takim homologun spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Xhaçka tha se bashkë diskutuan për çështjen e Kosovës e cila merr një rëndësi të veçantë, duke qenë se përbën një hallkë themelore për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. Xhaçka tha se është në të mirën e Bashkimit Evropian që të ketë një angazhim më të gjerë rreth anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Xhaçka tha gjithashtu se bashkë me Albares Bueno kanë ndarë të njëjtin mendim, që  zgjerimi nuk është thjesht e nuk duhet të jetë thjesht një instrument i BE, por është vetë esenca Unionit, ndaj dhe çdo vend i Evropës duhet të aspirojë për t’u bërë pjesë e tij. Ministrja tha se e ka informuar homologun Alvares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë nga ky proces. Sipas saj, deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e  kapitujve themelorë të negociatave.

Deklarata e Xhaçkës:

I nderuar Ministër Albares. I dashur Jose Manuel, ishte vërtet një kënaqësi për mua të të mirëprisja në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një Ministri të Jashtëm spanjoll në Shqipëri pas shumë vitesh, çka në vetveve përbën një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet mes vendeve tona. Por ajo që e bën këtë vizitë akoma më domethënëse është momenti në të cilin ndodhemi, pasi siç e dini, kjo vizitë i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit. Ky është një gjest që realisht e çmojmë shumë sepse është provë e vëmendjes së posaçme që Spanja po i kushton vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, e vullnetit të saj për të mbështetur anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Europian, por edhe i diçkaje akoma më të rëndësishme, të vlerësimit që Spanja i bën çdo vendi të rajonit duke u angazhuar të ndërmarrë një proces shumë konstruktiv diskutimesh e konsultimesh, për të  cilin gjej rastin të falenderoj kolegun dhe mikun tim Jose Manuel. 

Ministri Albares na prezantoi linjat kryesore të Presidencës spanjolle. Ne ndajmë të njëjtin mendim me kolegun, që  zgjerimi nuk është thjesht e nuk duhet të jetë thjesht një instrument i BE, por është vetë esenca Unionit, ndaj dhe çdo vend i Evropës duhet të aspirojë për t’u bërë pjesë e tij. E informova Ministrin Alvares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në procesin e integrimit, si dhe mbi pritshmëritë tona nga ky procesi. Deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e  kapitujve themelorë të negociatave. Për këtë arsye, i kërkova Ministrit që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e Këshillit në këtë periudhë, të na mbështesë në këtë kërkesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv për hapjen e grupit tëkapitujve themelorë, natyrisht të bazuar në merita. Unë jam vërtet e lumtur me gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje që gjetëm tek miqtë tanë spanjollë dhe dua të ndaj sot me ju lajmin që kemi rënë dakord bashkërisht per të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes vendeve tona me synim arritjen e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian. Më konkretisht, në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike, si dhe të përpiqet të ruajë përfaqësimin e duhur të Republikës së Shqipërisë në caktimin e fondeve të para-anëtarësimit (IPA III), duke stimuluar kështu tranzicionin e gjelbër dhe digjital, bashkëpunimin rajonal dhe shtimin e konvergjencës me BE, kjo edhe në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor. 

Gjithashtu, për qëllimet e zbatimit të këtij memorandumi do të përdoren edhe programet e binjakëzimit (TËINNING), të instrumentit të Asistencës Teknike e Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX) (për asistencë teknike afatshkurtër), si dhe programet e Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dimensioni mesdhetar i politikave tona të jashtme. Shqipëria është një vend mesdhetar dhe anëtar i Unionit për Mesdheun dhe për këtë arsye mirëpret prioritetet e politikës së jashtme të Spanjës në këtë rajon, ku çështjet euro-mesdhetare do të jenë dhe në qendër të axhendës së Presidencës spanjolle të Këshillit, me argumentin se stabiliteti dhe prosperiteti i tij prek drejtpërdrejt Spanjën dhe mbarë Bashkimin Evropian. Në veçanti, Shqipëria mirëpret faktin që në vitet e fundit politika e jashtme spanjolle është orientuar edhe drejt Mesdheut Lindor, përfshirë Ballkanin Perëndimor, pasi forcimi i bashkëpunimit mes BE dhe rajonit tonë është bërë më i rëndësishëm se kurrë si pasojë e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës dhe rrezikut që ky agresion përfaqëson pëson për të gjithë ne. 

Shqipëria, veçanërisht gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit, ashtu si dhe Spanja, janë në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën dhe për të rritur kostot, izolimin dhe vënien e Rusisë para përgjegjësisë për agresionin por edhe për krimet makabre që shtohen dita ditës ndaj popullit e territorit ukrainas. Në këtë këndvështrim është thelbësore që BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë ndërveprimi me njëri-tjetrin dhe dua ta theksoj që qasja strategjike e Spanjës ndaj rajonit tonë është veçanërisht e mirëpritur. Sigurisht diskutuam edhe për çështjen e Kosovës e cila merr një rëndësi të veçantë, duke qenë një hallkë themelore për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. Shqipëria është mirënjohëse për angazhimin e Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë amerikanë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne shpresojmë që marrëveshja do të zbatohet në një kohë sa më të shkurtër, pasi kjo do të kishte një ndikim shumë pozitiv për stabilitetin, por edhe bashkëpunimin rajonal, e sigurisht do të hapë edhe një perspektivë të re për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Por në ndërkohë, besojmë që është në të mirën e rajonit, por edhe të vetë BE, që me Kosovën të ketë një angazhim sa më të gjerë e sa më konstruktiv, përfshirë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, për të shmangur një izolim që do të kishte pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë ne. Përtej çështjeve të integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, biseda jonë u përqëndrua dhe në vlerësimin e bashkëpunimit shumë të mire dypalësh, duke filluar nga intensifikimi i dialogut politik, konfirmuar nga vizita e Kryeministrit spanjoll Sanchez, në gushtin e vitit të kaluar.

Bashkërisht ndamë mendimin për potencialin e madh që ekziston në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike, arsimore dhe turizmit. Me kënaqësi konstatohet një rritje e turistëve që vijnë nga Spanja nga viti në vit, si dhe interesi në rritje i bizneseve spanjolle për të investuar në Shqipëri në fushën e hotelerisë e së fundmi dhe në sektorin energjitik, agrobujqësi, etj, ku do të përmendja si një histori suksesi dhe si model për të ardhmen, prezencën në Shqipëri të Grupit Melia. Në përfundim, dua ta falënderoj kolegun edhe njëherë dhe të konfirmoj angazhimin tim, por edhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes nesh dhe të një bashkëpunimi sa me të ngushtë me Spanjën.  

jose manuel albares bueno

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës