22 Prill 2025, 10:52
Nga I.A
Edi Rama dhe Albjon Blinishti
TIRANË- Qytetari Albjon Blinishti nga Mirdita jo më larg se 4 ditë më parë në takimin e Ramës me qytetarët e Rubikut i ka shprehur një shqetësimin në lidhje me banesën që ka bërë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, qytetari theksoi se një konflikt mes dy ndërtuesve të pallatit, ka bllokuan pronën që ai ka blerë prej vitesh.
Pasi dëgjoi shqetësimin e qytetarit, Rama i premtoi një zgjidhje për këtë, madje edhe nëse do i duhej që të shkonte bashkë me të për të zhbllokuar derën e banesës. Në momentin që qytetari i premtoi Ramës se do të kthehej nga Gjermania për të jetuar në Shqipëri, Rama theksoi se ishte i gatshëm që të shkonte bashkë me të dhe të zhbllokonin derën me forcë.
"Këto normalisht janë çështje midis dy palësh private, janë çështje që zgjidhen përmes rrugësh gjyqësore. Por do shohim nëse do bëjmë një përpjekje të drejtëpërdrejtë. Tio më jep fjalën mua që kthehesh nga Gjermania dhe ne dy shkojmë bashkë zhbllokojmë derën. Me gjysmën e rrobave që ke shkojmë bashkë shqyejmë derën. Nëse është siç thua ti shkojmë të dy zhbllokojmë derën. O Albert Allmuça e dëgjon ti bisedën që po bëhet këtu në Rubik. Ke një apartament që nuk të takon ty, i takon një mirditori," i tha Rama.
Por mesa duket ky premtim i Ramës ka mbetur në vendnumëro, pasi deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Qytetarët që janë të prekur nga ky shqetësim, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Drejtësisë pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
I njëjti qytetar që i shprehu Ramës shqetësimin për banesën e tij, ka theksuar ditën e sotme në protestë se nga lëvizjet e dëritanishme ai ka kuptuar që shteti është i pafuqishëm përballë ndërtuesit Albert Allmuça.
"Tani takimi ishte për çështjen e ushtrisë. Unë i shpreha hallin tim, për këtë erdha nga Gjermania. I shpreha hallin tim, sepse jemi 8 pjesëtarë të familjes që rrim peng i kësaj maskarade. Unë i kam premtuar që do kthehem nga Gjermania. Çështja u mor seriozisht nga kryeministri, më la kontaktin e një këshilltari të tij, më kontaktoi ai dhe shefi i komisaratit numër 2. Mora letrat ca kisha dhe shkova aty në zyrë. Por aty kuptova që ata ishin të pafuqishëm përballë Albert Allmuçës", tha banori.
albjon blinishti edi rama albert allmuca
Politike
22 Prill 2025, 10:53
N.F
Andi Mustafaj
TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së PD-së, Andi Mustafaj ka zhvilluar ditën e sotme një deklarat&eum...
Politike
22 Prill 2025, 10:38
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me pensionistët në Gjirokastër se sot pensioni minimal ësht&eu...
Politike
22 Prill 2025, 10:20
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët në qytetin e Gjirokastrës. R...
Politike
22 Prill 2025, 09:44
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Një nga pyetjet e komentuesve së cilit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rubrikën ...
Politike
22 Prill 2025, 09:11
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij "Sy m'Sy" ka folur dhe lidhur me komentet mbi deklaratën e djeshme për foto...
Politike
22 Prill 2025, 09:05
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre ishte l...
Politike
22 Prill 2025, 09:08
N.F
Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së...
Politike
22 Prill 2025, 09:03
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij soci...
Politike
22 Prill 2025, 08:57
Gjergj Erebara
foto ilustruese
DIBËR- Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukë...
Politike
22 Prill 2025, 08:56
N.F
Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'sy" ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrë...