Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shtoi se ndërprerja la në ekran vetëm logon e RTSH-së dhe se teknikisht kjo është e pamundur të ndodhë rastësisht, pasi në rast të ndonjë defekti, do të zhdukej edhe logoja.
TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së PD-së, Andi Mustafaj ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka denoncuar një rast të censurës në media. Mustafaj thekson se kryeministri ka zgjedhur të censurojë fjalën e lirë dhe mbytjen e çdo zëri opozitar.
Sipas PD-së Rama ka urdhëruar mbylljen e çdo dritareje informative që i jep hapësirë alternativës opozitare. Mustafaj shpjegon se në një emision të RTSH-së dje është ndërprerë transmetimin në rrjetet sociale, në momentin kur Belind Këlliçi, drejtuesi politik i qarkut Tiranë, po fliste për programin PD-së dhe “Paketën e Dhembshurisë”.
Ai shtoi se ndërprerja la në ekran vetëm logon e RTSH-së dhe se teknikisht kjo është e pamundur të ndodhë rastësisht, pasi në rast të ndonjë defekti, do të zhdukej edhe logoja. Mustafaj theksoi se Partia Demokratike do t’i drejtohet zyrtarisht Zyrës së OSBE-së në Tiranë dhe organizatave të tjera monitoruese, pasi RTSH është një media publike, e financuar nga taksat e qytetarëve, dhe censura e fjalës së lirë në një institucion të tillë përbën skandal.
Deklarata e plotë:
Pa program, pa ide dhe me 12 vite të gjata pa asnjë punë, përvec rekordit të zi të vjedhjeve, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e cdo autokrati në prag të fundit: censurën ndaj fjalës së lirë dhe mbytjen e çdo zëri opozitar. Rama ka urdhëruar mbylljen e çdo dritareje informative që i jep hapësirë alternativës opozitare. Media duhet të përsërisë vetëm budallallëqet që artikulon ai çdo ditë me “çyrykë”, “kënetë”, ‘bufa’ e “tallava”.
Një ditë më parë emisioni “Pa Censurë” në RTSH, pa asnjë paralajmërim apo shpjegim, u ndërpre në transmetimin në rrjetet sociale, në momentin kur Belind Këlliçi, drejtuesi politik i qarkut Tiranë, po fliste për programin e Partisë Demokratike dhe “Paketën e Dhembshurisë”, që përfshin masa për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare, rritjen e pensioneve dhe reduktimin e varfërisë.
Ndërprerja la në ekran vetëm logon e RTSH-së – teknikisht kjo është e pamundur të ndodhë rastësisht, pasi në rast të ndonjë defekti, do të zhdukej edhe logoja.
Partia Demokratike do t’i drejtohet zyrtarisht Zyrës së OSBE-së në Tiranë dhe organizatave të tjera monitoruese, pasi RTSH është një media publike, e financuar nga taksat e qytetarëve, dhe censura e fjalës së lirë në një institucion të tillë përbën skandal. I themi qartë Edi Ramës: mund të blesh ekrane, të censurosh intervista, të kërcënosh gazetarë, por nuk do ta mbyllësh dot gojën e opozitës, as do të frenosh vullnetin e qytetarëve të lirë më 11 maj.
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me pensionistët në Gjirokastër se sot pensioni minimal ësht&eu...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët në qytetin e Gjirokastrës. R...
edi rama GJIROKASTËR- Një nga pyetjet e komentuesve së cilit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rubrikën ...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij "Sy m'Sy" ka folur dhe lidhur me komentet mbi deklaratën e djeshme për foto...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre ishte l...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij soci...
foto ilustruese DIBËR- Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukë...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'sy" ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrë...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet social...