7 Prill 2023, 11:32
Nga k.m.
Enisa Zani dhe Besion Ajazi
GRAMSH- Një konfrontim fizik u raportua se ka ndodhur mes kreut të Partisë Socialiste të Gramshit, Enis Zani me vëllanë e kryetarit aktual të Bashkisë Klodian Taçe, Lorencin. Sherri mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytet rreth orës 21:00 të mbrëmjes.
Nga të dhënat paraprake lidhur me ngjarjen, Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë me Zanin, për arsye që ende nuk dihen por që mendohen të kenë lidhje me fushatën elektorale që është pranë. E më pas debati ka degraduar në konflikt fizik që ka përfshirë edhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tajar Bicin.
Ndërsa të gjithë skenën e ka parë edhe ish-deputeti Besion Ajazi, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gramsh. Pas publikimit të lajmit të sherrit, Dosja.al kontaktoi me Ajazin, i cili ka dhënë edhe një prononcim lidhur me çfarë ka ndodhur.
"Nuk ka pasur përplasje fizike, por një debat verbal. Por jo me kryetarin e PS-së, por me drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Tajar Bicin. Unë nuk kam qenë prezent, isha shumë larg. Nuk ka qenë konflikt i lidhur me politikën, nuk kishte lidhje fare gara për Bashkinë. Ishin personale. Kjo është realisht e vërteta,"-është shprehur Ajazi për Dosja.al.
Ndërkohë që të përfshirët e tjerë në përplasjen e ndodhur kanë zgjedhur që të mos reagojnë lidhur me ngjarjen për të dhënë edhe ata versionin e tyre të ngjarjes.
enis zani besion ajazi sherr ne ps gramsh
Politike
7 Prill 2023, 11:29
k.m.
Audrey Glover
TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një konferencë me mediat lid...
Politike
7 Prill 2023, 11:26
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe z...
Politike
7 Prill 2023, 11:23
k.m.
Audrey Glover
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u pyet për mundësinë e takimit me kry...
Politike
7 Prill 2023, 11:21
k.m.
Audrey Glover
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ka vendosur prioritetet në Tiranë, në...
Politike
7 Prill 2023, 11:09
A.B
Edi Rama
TIRANË- Qeveria rrit pagën e Presidentit Bajram Begaj. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi rritjen e pagave për dis...
Politike
7 Prill 2023, 11:10
k.m.
Audrey Glover
TIRANË- Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover zhvilloi konferencën e parë për medi...
Politike
7 Prill 2023, 10:58
A.B
Edi Rama
TIRANË- Skandaloze, e quan kryeministri Edi Rama vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor t&eu...
Politike
7 Prill 2023, 10:58
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një komunikatë me median, për të treguar se së shpejti...
Politike
7 Prill 2023, 10:58
A.B
Edi Rama
TIRANË- Një sërë profesionesh do të përfitojnë nga rritja e pagave. Pas mbledhjes së qeverisë, Kryemi...
Politike
7 Prill 2023, 10:52
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se paga mesatare do të shkojë në 900 Euro në S...