LIVE UPDATES
Politike

"Shans i humbur", BIRN: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që në nisje për procedurë

Dy komisionet hetimore që u ngritën pas një pakti politik mes PS dhe PD po dështojnë ende pa nisur nga puna për shkak të përplasjeve mes palëve, ndërsa ekspertët e konsiderojnë këtë “një shans të humbur” për mbikëqyrjen parlamentare.

17 Prill 2024, 15:16 Nga r.ll
"Shans i humbur", BIRN: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që
ervin salianji, tonin gogu

TIRANË- Pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në muajin mars i dha fund protestës së grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”, pasi mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi pune për reformën zgjedhore.

Por pavarësisht dakordësisë, asnjëri prej komisioneve hetimore nuk ka avancuar nga puna, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje.

Mbledhja e fundit e komisionit për sistemin TIMS të hënën përfundoi me largimin e anëtarëve socialistë në shenjë proteste ndaj kryetarit të komisionit, Ervin Salianji, pasi ky i fundit nuk pranoi të hidhte në votim çdo kërkesë për informacion për institucionet shtetërore.

Në një mbledhje të mëparshme me një vendim të ndërmjetëm ishin miratuar në bllok këto kërkesa, por nënkryetari socialist, Toni Gogu e cilësoi atë “një votim paraprak” dhe kërkoi rivotim për secilën kërkesë për informacion.

Nga ana tjetër, Salianji pretendon se PS po kërkon të imponojë forcën e kartonit për të bllokuar punën e komisionit.

“Ne mund të ndahemi tek raporti, por jo tek censura për të kerkuar informacion, nuk duam thonë t'iu lejojmë që të kërkoni informacion, për më tepër që ka vendim komisioni për këtë,” tha Salianji për BIRN, duke akuzuar anëtarët e PS që po i bëjnë presion administratës së Kuvendit për të mos i postuar kërkesat për institucionet.

Ndërkohë, Gogu pretendon se Salianji po e drejton komisionin në paligjshmëri dhe se PS nuk ka synim bllokimin e punës, por vijimin në bazë të ligjit.

“Nuk e braktisim,” tha Gogu për BIRN, duke iu referuar largimit nga mbledhja, ndërsa shtoi se “na detyrojnë, kur nuk hedhin në votim kërkesat për informacion siç e kërkon ligji për komisionet dhe Kodi i Procedures Penale.”  Sipas Gogut, është vetë opozita që vonon punën e Komisionit pasi, sipas tij, “e shpenzojnë gjithë kohën për retorike politike”.

Në të njëjtën situatë bllokuese ndodhet edhe komisioni hetimor lidhur me koncesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve Check-Up në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi.

Në 6 mbledhje  të njoftuara në faqen e Kuvendit, vetëm 2 kanë arritur të zhvillohen, ndërsa në 4 mbledhjet e tjera nuk ka pasur kuorum për vijimin e mbledhjes për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë.

Në mbledhjen e parë, Vokshi këmbënguli që anëtarët të nënshkruanin deklaratën e konfliktit të interesit duke pretenduar se nënkryetari Plarent Ndreca dhe anëtarja Milva Ikonomi ishin në konflikt me çështjen në hetim.

Vokshi i tha BIRN-it se mazhoranca ka bojkotuar 4 mbledhje, duke e quajtur këtë sjellje të qëllimshme për të bllokuar punën e këtij komisioni.

“Ligji parashikon zëvendësimin e deputetëve që nuk marrin pjesë në 3 mbledhje radhazi dhe i kam kërkuar kryetares së Kuvendit që të marrë masa për të zhbllokuar situatën,” tha ajo.

Ndreca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e mungesës dhe nëse PS ka vullnet për të vijuar hetimin parlamentar, por në daljet publike ai ka akuzuar Vokshin se po e “privatizon” komisionin, duke i cilësuar mbledhjet e thirrura prej saj jo në përputhje me procedurën parlamentare.

Edhe nëse socialistët rikthehen në komision, Vokshi thotë se sërish i frikësohet dështimit të punës për shkak të dispozitave të reja ligjore të miratuara në mënyrë të njëanshme nga PS-ja në ligjin për komisionet hetimore. Ndryshimet e miratuara nga PS në dhjetor kanë reduktuar kompetencën e opozitës për të hetuar  përmes një mekanizmi bllokues të vendimeve me shumicën e votave.

“Ata kanë votën bllokuese të shumicës, pasi çdo veprim i komisionit duhet të kalojë në vendime të ndërmjetme,” tha Vokshi duke iu referuar rrëzimit me votë të listës së kërkesave për informacion të propozuar nga opozita.

Ndërsa palët politike fajësojnë njëra-tjetrën, vëzhgues të politikës vlerësojnë se ngritja e komisioneve u përdor si “alibi” për rikthimin e parlamentit në normalitet dhe se të dyja palët po i shfrytëzojnë ato për të legjitimuar pikëpamjet e tyre të paracaktuara.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën parlamentare, i tha BIRN se “mazhoranca po përdor shumicën e votave për të pamundësuar hetimin parlamentar”, ndërsa opozita po i drejton këto komisione “në paragjykim të plotë”.

“Dy komisionet nuk pritet të kenë sukses dhe janë shumë larg nga pritshmëria e madhe që ka publiku shqiptar për një parlament më transparent dhe për të pasur realisht një rritje të rolit të parlamentit në mbikëqyrjen e pushtetit ekzekutiv dhe institucionet e tjera,” tha Krasniqi.

“Do të jetë një shans tjetër i humbur i parlamentit për të ngritur standardet e tij për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi institucionet e tjera,” përfundoi ai./Reporter. al

ps pd birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet