LIVE UPDATES
Politike

"Tre herë ma ke përmendur emrin," Meta shpërthen ndaj Dumanit: Ke çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria! Pse legen si puna jote jam unë?!

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se u kërkon ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. Ai më tej shtoi se në SPAK ka prokurorë qe luftojnë krimin. Gjithashtu Meta u shpreh se sipas tij Dumani i ka përmendur tre herë emrin dhe i ka çuar njerëz që ti mbsuhin mendjen që te largohet nga Shqipëria.

17 Prill 2024, 11:20 Nga N.F
"Tre herë ma ke përmendur emrin," Meta shpërthen ndaj
Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Në këtë konferencë Meta ka folur sërish në lidhje me deklatat e lëshuara ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. 

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se u kërkon ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. Ai më tej shtoi se në SPAK ka prokurorë qe luftojnë krimin. Gjithashtu Meta u shpreh se sipas tij Dumani i ka përmendur tre herë emrin dhe i ka çuar njerëz që ti mbsuhin mendjen që te largohet nga Shqipëria.


“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA, mbështes edhe deklaratën e KLP që u krijua nga emërimet e Arta Markut, jua sqarova dje. Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. E kam thënë edhe më parë që në SPAK ka Dum Duman dhe prokurorë që luftojnë krimin.

I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL tia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?

Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali? Edhe nga burgu do ta shpërbej atë celulë kriminale. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë tëh në të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni. Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg që në 1992," tha Meta.

Gjatë fjalës së tij Meta nuk u kursye me akuzat ndërsa i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve. Ai tha se një e katërta e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre.

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano.

Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dal deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Unë kam vetëm ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri dhe do ia kaloj motrës, që ma ka falur zoti dhe që kujdeset për prindërit. Këtu e vë krevatin te selia,” shtoi Meta.

Gjatë kësaj konference kreu i PL-së nuk ka kursyer as KLP-në ku është shprehur së nësë janë  shqetësuar shumë t’i thotë Altin Dumanit që mos të merret me politikë. Meta gjithashtu foli edhe për deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, duke thënë se Dumani paralajmëroi se gazetarët gjatë një takimi se do ketë surpriza. Sipas Metës, Dumani ka dashur që t’i japë mesazh Ahmetajt që të shijojë çfarë ka për të shijuar, në të kundërt do t’ia bëjnë më të vështirë situatën.

"Për Dumdumanin. Arben Ahmetaj bëri një deklaratë, bëri të qartë që s’kishte lidhje me procedurën e inceneratorit. Në ato që tha aludoi qartë për Ramën dhe Veliaj. KLP që qenka shqetësuar shumë, KLP t’i thotë mos bëj deklarata politike, të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha prisni se do ketë surpriza për Arben Ahmetaj, surpriza ishte puna e ‘Bukës’. Dumdumani donte t’i jepte mesazh Ahmetajt mbyll gojën, shijo ca ke për të shijuar se mund ta bëjmë gjënë edhe më të vështirë", shtoi ai.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme duke thënë se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për të sulmuar atë. Gjatë intervistës në Opinion Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me agjentin e korruoptuar të FBI-së Charles McGonigal. Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani reagoi duke thënë se akuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton. Po ashtu ai ka theksuar se ai nuk është takuar kurrë me McGonigal dhe se emrin ia ka dëgjuar pas publikimit në mediat shqiptare.

meta dumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet