LIVE UPDATES
Politike

Sherri i PS në Kukës, Eduard Shalsi: Nuk kam asnjë lloj lidhje

Në një reagim në rrjete sociale, Shalsi hedh poshtë pretendimet se sherri ka nisur për një shkarkim nga puna, ashtu siç u raportua një ditë më parë. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

20 Shkurt 2025, 12:12 Nga B.Z
Sherri i PS në Kukës, Eduard Shalsi: Nuk kam asnjë lloj lidhje
Edmond Shalsi

KUKËS - Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u regjistrua një ditë më parë, ku Sebastian Muçmata plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Shalsi hedh poshtë pretendimet se sherri ka nisur për një shkarkim nga puna, ashtu siç u raportua një ditë më parë. U raportua se Shalsi ka shkarkuar nga detyra kryetarin e PS-së në Kukës, Albert Halilajn, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Kukësit. Halilaj ishte emëruar kryetar i komanduar i degës së PS në Kukës, nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. 

Dhe sipas Kreut të PD-së, Sali Berisha, këto lëvizje janë bërë shkak edhe për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit. Por në reagimin e tij Shalsi hedh poshtë pretendimet teksa thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Reagimi i Eduard Shalsit:

Sali Berisha, kjo rrangallë politike

I kërrusur - jo nga pesha e moshës, por nga damka e “non grata”-s; i sfilitur - jo nga betejat politike, por nga turpi me të cilin ka mbuluar veten e partinë e tij; i hallakatur mendërisht nga braktisja e atyre që dikur i kishte mbështetës; shumë i trembur nga fakti që për herë të parë në jetën e tij po përballet me drejtësinë, Sali Berisha tentoi dje të më përfshinte, duke i vendosur postimit të tij edhe një titull të neveritshëm, në një ngjarje në Kukës, me rrethanat e së cilës nuk kam asnjë lloj lidhjeje.

Është kjo gërdallë politike që shantazhoi sistemin e drejtësisë kur pushteti i tij vrau në mes te bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm apo mori 28 jetë njerëzish në Gërdec. Është kjo gërdallë politike që ka kërkuar të mbjellë urrejtje e armiqësi mes shqiptarëve gjithmonë duke përdorur një gjuhë banale e vulgare.

Nuk mendoj se Sali Berisha meriton t’i përgjigjem seriozisht. Edhe në kulmin e pushtetit të tij e kam konsideruar si njeri krejtësisht të pazotin për të qeverisur Shqipërinë; të pakulturuar për të shërbyer si model për shqiptarët; të papërgatitur për të udhëhequr vendin; primitiv e tribal në sjellje e krejtësisht të paaftë për të mbajtur fjalime që do të frymëzonin njerëzit; plotësisht i zhytur në padije, gjë për të cilën nuk ka qenë kurrë i vetëdijshëm.

Në finale të jetës së vet, është i dënuar të kuptojë se sa i turpshëm është fundi i tij dhe ky është makthi me të cilin duhet të mësojë të jetojë tani e sa kohë.

Ngjarja u raportua një ditë më parë në fshatin Bicaj të Kukësit. Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Kukësit ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilaj, i cili është dhe kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Plumbi e ka kapur të riun (Elvis Halilajn) në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm, ai është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori 25-vjeçar disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar edhe armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Muçmata ka treguar se nuk kishte për qëllim të vriste njeri, por ka qëlluar me armë pasi sipas tij, Qerimi (vëllai i të plagosurit) i kishte drejtuar armën babait të tij Izetit (Muçmata) dhe në atë moment ai ka shkuar në makinë ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të plagosur Elvis Halilajn.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet