12 Mars 2026, 12:47
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë që kishte paraqitur në GJKKO. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar sot në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.
Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj Metës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta gjkko
Politike
12 Mars 2026, 12:35
TIRANË- Dy ambasadorë të rinj janë emëruar në NATO dhe Kata. Mësohet se Jeta Kreka është emëruar n...
Politike
12 Mars 2026, 12:26
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar, pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar k&eum...
Politike
12 Mars 2026, 12:01
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e i...
Politike
12 Mars 2026, 11:43
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetë...
Politike
12 Mars 2026, 11:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare, iu bashku protestuesve jasht&eu...
Politike
12 Mars 2026, 11:27
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar kundër sot heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Edh...
Politike
12 Mars 2026, 11:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit. Në fjalën e ...
Politike
12 Mars 2026, 11:28
E. D
TIRANË- Seanca plenare është mbyllur pas vetëm 1 orë e 26 minutash. Seanca nisi me prezantimet e raporteve të dala nga K&eu...
Politike
12 Mars 2026, 11:23
E. D
TIRANË- Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren, teksa po protestojnë në sallë pas votimit kundër heqjes s&eum...
Politike
12 Mars 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Teksa mazhoranca me shumicë kartonësh rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, demok...