Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Në një reagim në Facebook, Osmani ka theksuar se, emri i saj as nuk ka qenë, as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve të reja në Kosovë
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se, ringritja e LDK është një mundësi për vendosjen e balancave demokratike.
Në një reagim në Facebook, Osmani ka theksuar se, emri i saj as nuk ka qenë, as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Ndërkohë ajo falenderoi votuesit e partisë LDK për mbështetjen.
Reagimi i Osmanit:
"Të dashur qytetarë të Kosovës,
të dashur mbështetës e votues të LDK-së,
Nga zemra, ju faleminderit.
Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim.
Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe.
Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi.
Faleminderit të rinjve që na dhanë energji, grave që na dhanë forcë, mërgatës që nuk e harroi atdheun dhe çdo qytetari që doli në votime duke besuar në demokraci.
Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.
Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat. Rruga vazhdon. Bashkë.", shkruan ajo./Dosja.al
Edi Rama dhe Dajana Kalo TIRANË- Modelja dhe influencerja, Dajana Kalo ka reaguar pas ironizimit që kryeministri Edi Rama u bëri blogerë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një reagim në rrjetet sociale, ka sqaruar edhe njëherë q...
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratik...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet si influencer i veshur...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e shqiptarëve para Komisionit Europia...
Edi Rama ELBASAN- Talljet e kryeministrit Edi Rama dhe lëvizjet e pakontrolluara të tijat ditën e djeshme në takimin me socialist&...
foto ilustruese KOSOVË- Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje m...
Genc Ruli TIRANË- Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posa&cc...
Marta Kos KOSOVË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar Kreun e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të disa pankartave të protestuesve të përdorura gjatë protestave për...