LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD mbështet plotësisht 5 kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, i kërkon Ramës të japë dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie teknike

Lideri i opozitës thekson se së pari Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh. Së dyti, Berisha thotë se kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por PD e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. 

8 Qershor 2026, 14:32 Nga E. D
Berisha: PD mbështet plotësisht 5 kërkesat e
Sali Berisha


TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një reagim në rrjetet sociale, ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e opozitës në lidhje me protestat, duke shprehur mbështetjen për kërkesat e paraqitura nga lëvizja e fuqishme rinore dhe qytetare. Lideri i opozitës thekson se së pari Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh.

Së dyti, Berisha thotë se kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por PD e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar.  Kryedemokrati shprehet ndër të tjera se Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës. 

SQARIM

Lidhur me disa shkrime dhe komente të mediave për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj protestës së fuqishme rinore e qytetare, sqaroj sa vijon: Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh. Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga "opozita e opozitës" si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të "opozitës së opozitës" për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës, këtij "Pashiqi" shqipfolës-por edhe me mbështetësit ndërkombëtarë të regjimit të tij. Ajo arriti të faktojë me vendosmëri para shqiptarëve dhe botës vërtetësinë e kauzës së saj, përmes 8 rezolutave të organizatave politike më të mëdha në botë dhe raporteve kryesore të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat dënohen me unanimitet shtypja e opozitës dhe pluralizmit politik, farsa elektorale, narkoshteti dhe plaçkitja e shqiptarëve nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Ndaj, edhe pas formulimit dhe paraqitjes publike të pesë kërkesave nga përfaqësuesit e Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, Partia Demokratike mbështet fuqimisht largimin e regjimit të paligjshëm e narkodiktatorial të Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale më të rrezikshme në Evropë, kundër të cilit ajo organizoi 8 protesta të fuqishme si kryengritje paqësore kombëtare. Kurse lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa.

Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson shumë ndjeshmërinë dhe shpirtin e protestës së të rinjve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit si një arritje të madhe për kombin dhe Shqipërinë, por shton me vërtetësi se ajo është forca më e madhe politike që ka denoncuar dhe protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër batërdisë nga qeveritarët dhe oligarkët e qeverisë në: Parkun Kombëtar të Butrintit; Parkun Kombëtar të Shebenikut; Parkun Kombëtar të Dajtit; Luginën e Drinit me Hidrocentralin e Skavicës; Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe de fakto asgjësimin e habitatit të shpendëve në Lagunën e Nartës; Shkatërrimin e shtratit të lumenjve Shkumbin, Mat, etj.

Për të gjitha këto, ajo është krenare edhe për çmimin që ka paguar. Së fundmi, Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t'i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Në këtë pikë, PDSH është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilat ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe. Duke përfunduar: Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë