4 Korrik 2022, 12:04
Nga A.B
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme se raporti i KLP-së është për të ardhur keq. Në komisionin e Ligjeve, Sula tha se nga gjitha rekomandimet që janë dhënë vetëm 4 janë përmbushur. Po ashtu, ai deklaroi se në raport duhen bërë përmirësime.
'Na duhen disa përmirësime, aq më tepër që e ka bërë një relator i vlerësuar. Në seancën e kaluar kishim diskutime dhe debat që duhet të përmirësohej aktiviteti i prokurorisë, të gjithë e pamë që kishte konflikt mes prokurorit të përgjithshëm dhe këshilli i lartë i prokurorisë, duke mos pasur dakordësi. Të gjithë e mbani mend, unë e mbaj mend shumë mirë dhe pyetjet e shtruara nga Xhafaj. Mendoj se rezoluta ka dhe disa problematika të tjera, pavarësia e prokurorëve dhe intimidimi i tyre është problematike. Zërat nga maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të kujdesshëm që të mos intimidojmë punën e prokurorisë. Ne sa të jemi këtu duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kontestojmë veprimtarinë e prokurorit, kjo ka ndodhur me Ramën në disa dalje të tij publike dhe ministri i drejtësisë, ka treguar një mungesë jo etike, ti drejtohesh SPAK apo prokurorëve me një qasje që pse zoti Majko apo Sula të burgosen apo të hetohen, nuk është e drejtë, e kam për këdo. Po sugjerojmë që të merren masa për veprimtarinë e tyre, ekzekutivi të njëjtën gjë ka bërë për 30 vite, i shërben mirë rezoltuës. Pika 14, të rritet bashkëpunimi dhe të rritet masa e ndëshkimeve. Kjo lë shumë për të dëshiruar, se ata që e dinë se do të ikin neglizhojnë detyrën duke pritur orën për të dalë para vettingut. Ata sheshojnë pyllin për të arritur gjërat e tyre personale, këshilli i lartë i prokurorisë duhet t'i presë rrugën këtyre prokurorëve. Unë nuk kam asgjë me kryetarin e ri të këshillit të lartë të prokurorisë, ato që kanë pasur detyrë për të përmbushur detyrat nuk e kanë bërë, është për të ardhur keq, nga 7 vetëm 4 të realizohen. Shumica kanë qënë subjektive, ndoshta për moskordinim brenda KLP. '- tha Sula.
komisioni i ligjeve 4 korrik 2022 dashnor sula
Politike
4 Korrik 2022, 11:50
A.B
Pandeli Majko
TIRANË- Ditën e sotme, u miratua në Komisionin e Ligjeve, Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtaris&...
Politike
4 Korrik 2022, 11:37
A.B
Edi Rama
HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Hagë. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto teksa takohet me pr...
Politike
4 Korrik 2022, 11:31
F.M
Albana Dhimitri
TIRANË- Vijojnë replikat në Kuvend në lidhje me Reformën Territoriale. Deputeti Saimir Hasalla kërkoi nga p&e...
Politike
4 Korrik 2022, 11:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që për dosjen Babale të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni...
Politike
4 Korrik 2022, 11:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Fatmir Xhafaj, që sipas tij në bashkë...
Politike
4 Korrik 2022, 11:07
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar SHBA-në për festën e pavarësisë. Përmes një postimi të bë...
Politike
4 Korrik 2022, 11:11
F.M
Vangjel Dule
TIRANË- Vijojnë replikat për Reformën Territoriale në Kuvend. Deputeti Vangjel Dule foli për falimentimin e bash...
Politike
4 Korrik 2022, 10:58
e.k
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me propozimin e presidentit fran...
Politike
4 Korrik 2022, 10:54
A.B
Joe Biden dhe Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun Joe Biden për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë s&eu...
Politike
4 Korrik 2022, 10:43
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Debat në Kuvend! Socialistët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me numrin e të...