LIVE UPDATES
Politike

Rezoluta e katërt për Shqipërinë/ 21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike

y forum është një iniciativë e gjerë e 21 organizatave, sindikatash dhe koalicione të shoqërisë civile, të angazhuara gjerësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ku miratuan rezolutën “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.”

23 Dhjetor 2024, 10:59 Nga I.A
Rezoluta e katërt për Shqipërinë/ 21 organizata civile
Forumi

TIRANË- Forumi “Të drejta të shkelura” është mbajtur më 18 dhjetor në Shqipëri. Ky forum është një iniciativë e gjerë e 21 organizatave, sindikatash dhe koalicione të shoqërisë civile, të angazhuara gjerësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ku miratuan rezolutën “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.”

Nëpërmjet kësaj rezolute evidentohen shkeljet alarmante e të drejtave themelore dhe lirive themelore duke theksuar rrezikun e gërryerjes së demokracisë në Shqipëri. Kjo rezolutë u adresohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive mbikëqyrëse, dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me një apel të qartë për ndërhyrje dhe angazhim të menjëhershëm për të ndaluar këtë proces të rrezikshëm.

Në kuadër të kësaj rezolute, organizatat nënshkruese kërkojnë me forcë që të ndërmerren hapa konkret dhe të menjëhershëm për të parandaluar thellimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat janë bërë të dukshme në çdo aspekt të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në Shqipëri. Liria e shprehjes, pavarësia e medias, dhe garantimi i të drejtave sociale dhe politike të qytetarëve janë të rrezikuara në mënyrë serioze nga abuzimet dhe keqpërdorimet e institucioneve shtetërore dhe nga heshtja e padrejtë e aktorëve politikë që kontribuojnë në krijimin e një klime të pasigurt dhe në kufijtë e cënimit të garancive kushtetuese për çdo qytetar shqiptar.

Rezoluta e Plotë:

Ne, qytetarë dhe organizata shqiptare të angazhuara në promovimin e demokracisë, lirive themelore dhe një shteti të së drejtës, duke marrë parasysh situatën aktuale në Shqipëri, përkeqësimin e standardeve demokratike, përqëndrimin e te gjitha pushteteve ne nje dore, kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e zgjedhjeve te lira me farse elektorale, e te drejtësisë në degë ekzekutivi, arrestimet dhe burgosjet politik të liderëve të opozitës dhe deputetëve dhe qeveritarëve vendorë të saj dhe shkeljet e renda të drejtave të njeriut të raportuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; instalimit në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë;

duke iu referuar rezolutave të fundit të miratuara nga Internacionalja Demokratike e Qendrës (CDI), Partia Popullore Europiane (EPP)  dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar (IDU)  të cilat theksojnë domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë dhe rritjen e transparencës dhe integritetit në qeverisje; duke sjellë në vëmendje gjithashtu përkeqësimin në ushtrimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut në Shqipërisë nga raportet e ndryshme si Amnesty International, Journalists ëithout Borders, ëorld Justice Project, si dhe nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut; si pjesëmarrës të forumit “Të drejtat e shkelura” të mbajtur në Tiranë në datën e sotme :

1. Dënojmë shkeljet e vazhdueshme të raportuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në Shqipëri, përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, manipulimet zgjedhore dhe gjendjen dramatike ne burgjet e vendit, 62 % e të burgosurve janë ne paraburgim, mungesën e transparencës në qeverisje.

2. Ritheksojmë se respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore janë parakusht për një demokraci funksionale dhe për përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar për integrim Europian, partneritet atlantik, dhe prosperitet socio-ekonomik.

3. Kujtojmë se garantimi i të drejtave për çdo qytetar, përfshi gjatë proceseve hetimore, penale apo gjyqësore, është një parakusht për të evituar rrëshqitjen drejt një regjimi policor ku kufizimi i dhunshëm i lirive mbizotëron përkundrejt zbatimit të një procesi të drejtë gjyqësor;

4. Theksojmë nevojën për të adresuar këto sfida përmes një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë aktorët politikë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ne, Konsiderojmë emergjente dhe i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare:

Të respektojë me rigorozitet të drejtat e qytetarëve, në veçanti ato në lidhje me pronën private dhe lirinë e lëvizjes, duke garantuar që secila prej tyre nuk mund të tjetërsohet as të kufizohet nëpërmjet formave të ndryshme të ndalimit policor ose paraburgimit, pa një proces gjyqësor efektiv, të drejtë dhe transparent. Të garantojë lirinë e shprehjes, duke ndaluar çdo formë censure dhe presioni ndaj gazetarëve, qytetarëve dhe përfaqësueseve politikë. Të organizojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme, duke siguruar një proces elektoral të pandikuar nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore ose kërcënimet politike.

Të garantojë votimin e Diasporës dhe të sigurojë mos prekjes e votës së saj. Të respektojë ndarjen e pushteteve & pavarësinë e institucioneve shtetërore, përfshirë institucionet vendore të zgjedhura demokratisht si bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Të ndalojë çdo ndërhyrje, instrumentalizim apo politizim të sistemit të drejtësisë, si në terma të drejtësisë administrativo-penale, ashtu dhe në atë kushtetuese. Të vërë në jetë një kulturë perëndimore dialogu, duke bashkëpunuar më çdo aktor me rëndësi, politik, ekonomik ose nga shoqëria civile, për të ndaluar agjendën e shpopullimit, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë, për të zgjidhur çështjen e pronës, pensionet dhe minimumin jetik. Të mundësojë krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.
Komunitetit Ndërkombëtar:

Të monitorojë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, duke përdorur rezolutat e miratuara nga CDI, EPP dhe IDU si udhërrëfyes për të ndihmuar rikthimin e standardeve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Të konstatojë shkeljet e shumta të të drejtave të qytetarëve shqiptarë të cilat enden me vite të tëra për të marrë drejtësi, ose mbahen fizikisht në ndalim policor ose paraburgim për shkak të një sistemi drejtësie jo-efektiv dhe jo-të drejtë.

Të vendosë presion ndaj qeverisë shqiptare për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, në veçanti për sa i përket korrupsionit trans-nacional dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Të ndërmjetësojë negociatat për krijimin e një qeverie teknike në shembullin e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme.
Të ofrojë asistencë teknike dhe financiare për përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Aktorëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike Shqiptare, të bashkohen nën një mision të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave themelore, të vlerave universale dhe parimeve të mëposhtme:

Liritë dhe të Drejtat Individuale: Individët lindin të lirë me të drejta të patjetërsueshme. Detyra e qeverisë është të garantojë dhe jo t’i kufizojë këto të drejta dhe liri të cilat janë të pandashme nga liritë politike dhe ekonomike.
Shteti i së Drejtës: Shqipëria duhet të vendosë një shtet ligjor që siguron ndarjen dhe balancimin e pushteteve, mbrojtjen e institucioneve dhe decentralizimin e pushtetit, duke luftuar fuqimisht mbi gjithçka kapjen e institucioneve nga korrupsioni dhe krimi. Sot, shteti nuk njeh vendimet e institucioneve të veta, për shembull Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, apo mosnjohja e vendimit te gjyqit te 13 pagave të Naftëtarëve të Rafinerisë Ballshit.

Fuqizimi i Qytetarit: Qytetarët duhet të kenë një rol aktiv në politikëbërje dhe qeverisje, me një fokus te përfaqësimi i drejtpërdrejtë, respektimi i interesave të tyre, dialogu transparent dhe jo imponimi me dhunë i vendimmarrjeve.

Tregu i Lirë: Ekonomia shqiptare duhet të bazohet në kapitalizmin, sipërmarrjen dhe garantimin e një tregu realisht të lirë si mekanizma për krijimin dhe shpërndarjen e drejtë të pasurive kombëtare, dhe duke nxitur kështu një ekonomi konkurruese, që ofron fitime dhe paga të larta por dhe taksa e borxh publik të ulët.

Fuqizimi i Prodhimit Vendas: Ndryshimi i modelit ekonomik nga thjesht importues e konsumator në prodhues e eksportues, duke nxitur prodhimin vendas, bujqësor e blegtoral, duke fuqizuar industrinë përpunuese dhe ndihmuar fermerët shqiptarë.

Një arsim cilësor, shkencor e patriotik: Arsimi është themeli i mundësive për çdo individ dhe garanton zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Një komb nuk ka të ardhme pa investuar në arsimin e brezit të ri. Prandaj, ne mbështesim reformat arsimore në të gjitha nivelet për të rritur cilësinë e tij, për ta çliruar nga ndikimet ideologjike duke synuar një depolitizim dhe dekomunistizim të plotë të përmbajtjes dhe kurrikulave, veçanërisht në shkencat shoqërore.

Një shëndetësi dinjitoze: Një reformimi i sektorit shëndetësor shqiptar që të udhëhiqet nga qëllimi fisnik i rritjes së jetëgjatësisë për çdo shqiptar, duke u kujdesur paralelisht që kjo jetëgjatësi të përkthehet në vite jete cilësore, me kosto të ulët për qytetarët e shërbim cilësor.

Mbrojtja e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët: Garantimi i dinjitetit dhe një jetese të rehatshme për pensionistët, duke arritur në një pension afër pagës minimale.

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore e Historike: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike është një detyrim ndaj brezave të kaluar dhe një investim për të ardhmen, që ruan identitetin kombëtar dhe lidhjen me rrënjët tona. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtjes së monumenteve, traditave dhe vlerave historike si një burim frymëzimi dhe kohezioni për shoqërinë, si dhe një element thelbësor i identitetit tonë. Bëjmë thirrje për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe si ishte.

Prona Private: Respektimi i pronës private shihet si thelbësor për sigurinë dhe zhvillimin shoqëror, duke e lidhur ngushtë me liritë dhe dinjitetin njerëzor përtej çdo statusi strategjik apo korruptiv që e tjetërson pronën private.

Dekomunistizimi dhe Demokracia: Kërkohet hapja e dosjeve komuniste dhe ndalimi i glorifikimit të diktaturës duke përfshirë më shumë edukim e sensibilizim për të mbrojtur liritë dhe për të rikthyer dinjitetin e viktimave, apo evituar ripërsëritjen e një modeli anti-demokratik, anti-të drejta dhe anti-perëndimor. Të lejohet me ligj përfshirja në drejtimin e institucioneve kushtetuese shtresa antikomuniste me një kuotë të vecantë. Ne kerkojmë që të denohen krimet e komunizmit me ligj sic i ka denuar Europa dhe të gjenden eshtrat e 6000 të zhdukurve të komunizmit.

Decentralizimi: Decentralizimi i pushtetit dhe zhvillimi i balancuar i territorit forcojnë vetëqeverisjen lokale, rrisin llogaridhënien dhe sigurojnë që çdo zonë të ketë mundësi të barabarta për zhvillim.

Mjedisi: Ruajtja e mjedisit dhe burimeve natyrore për ne është thelbësore për të siguruar një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Ne kërkojmë harmonizimin e zhvillimit ekonomik me mbrojtjen ekologjike. Gjithashtu, ne inkurajojmë shfrytëzimin e burimeve alternative të përftimit të energjisë, uljen e humbjeve në rrjet dhe ndëshkimin e keq menaxhimit të Kaskadës së Drinit sipas rekomandimeve ligjore te KLSH. Ne kërkojmë zbatimin e rezolutës së Këshillit Bashkiak Dibër kundër HEC Skavicës, si përfaqësues të zgjedhur për të mbrojtur interesat e komunitetit qe preket drejtpërdrejt. Ne kërkojmë të zbatohet legjislacioni për të drejtat e konsultimit publik, konventa e Bernës dhe e Arhusit duke mos prekur zonat e mbrojtura nëpërmjet makinacioneve për të hapur rruge projekteve ndërtimore siç është aeroporti i Vlorës si dhe ndërhyrja ne Butrint.

Integrimi Europian: Anëtarësimi në BE është një objektiv parësor, që garanton respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e vendit, që rrit konkurrencën dhe mbron të drejtat e konsumatorit shqiptar ndër të tjera.
Mbrojtja e Shqiptarëve dhe Vlerave Kombëtare: Nevoja për të mbrojtur shqiptarët kudo që ndodhen, dhe për të garantuar në mënyrë të pa kompromis familjen, vlerat tradicionale shqiptare, dhe lirinë e besimit si themele të shoqërisë sonë. Ne mbështesim krijimin e një Ministrie për Familjen dhe Ripopullimin, si dhe një hetim për shkaqet dhe agjendën shpopullimit, si dhe të censusit të fundit të kryer.

Dinjiteti dhe Jeta Njerëzore: Mbrojtja e jetës dhe dinjitetit njerëzor është një detyrë e shenjtë, duke garantuar të drejtat e individëve nga fillimi deri në fund të jetës.

Rindërtimi i Shoqërisë: Promovimi i lirive dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor shihen si çelësi për ringjalljen e shoqërisë shqiptare.

Ne, nënshkruesit e kësaj rezolute:

Angazhohemi të mbrojmë të drejtat e njeriut, të promovojmë vlerat demokratike dhe të qëndrojmë në solidaritet me të gjithë qytetarët shqiptarë që kërkojnë një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë. Kërkojmë nga të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë të bashkohen në këtë përpjekje për të siguruar një Shqipëri demokratike dhe të begatë.

Nënshkruar më 18 dhjetor, në Tiranë, Shqipëri.

Referenca

Rezoluta e Internacionales Demokratike të Qendrës https://tëitter.com/idc_cdi/status/1868693155744510033 

Rezoluta e Partive Popullore Europiane (EPP) 

https://ëëë.epp.eu/papers/resolution-on-albania-tabled-by-democratic-party-of-albania-dpa-for-the-epp-political-assembly
Rezoluta e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) 

IDU Resolution on Albania

Raporti i Amnesty International

https://ëëë.amnesty.org/en/location/europe-and-central-asia/ëestern-central-and-south-eastern-europe/albania/report-albania
Raporti i Journalists ëithout Borders

https://euroneës.al/en/press-freedomin-albania-in-a-critical-situation-the-recommendations-of-reporters-ëithout-borders/ https://rsf.org/en/rsf-and-albanian-media-council-publish-policy-blueprint-ensure-right-information 

Raporti i ëorld Justice Project

https://ëorldjusticeproject.org/rule-of-laë-index/country/2023/Albania

Raportet e prodhuara nga Opozita Shqiptare:

https://ëëë.sali-berisha.com
International Neësletter

Farsa elektorale e 14 majit

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=7f8f476313

Raport i publikuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci mbi narko-komunizmin

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=cf17e008cb

Raport nga Partia Demokratike e Shqipërise mbi situatën në Shqipëri

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=dfe5921bf4
Reportazh nga Der Spiegel: Prime Minister Rama and Corruption in Albania https://ëëë.spiegel.de/ausland/albanien-premier-edi-rama-hofieren-europas-regierungschefs-den-falschen-a-5df015c1-97d4-4d1a-a161-d0c6479db77d

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=bcfe5db6b4

Reportazh mbi krimin dhe korrupsionin në Shqipëri bga Rai3

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=8cc88d2748

Reportazh nga mediat franceze mbi autoritarizmin e qeverisë:

https://ëëë.mediapart.fr/journal/international/280224/albanie-comment-l-autocrate-edi-rama-est-devenu-le-meilleur-allie-des-occidentaux

Raport i misionit të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë  

https://us12.campaign-archive.com/?u=703c8065ef608c88abb2edbba&id=b0b7ce5e10

forumi “të drejta të shkelura”

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet