LIVE UPDATES
Politike

Rëndimi i akuzës për Ilir Beqajn/ Berisha: Meritë e opozitës, do ti zbërthejmë një nga një anëtarët e organizatës kriminale SPAK

Berisha theksoi se pa presionin e opozitës dhe protestuesve, figura si Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj do të ishin mbrojtur dhe nuk do të ishin përballur me drejtësinë.

23 Dhjetor 2024, 12:35 Nga I.A
Rëndimi i akuzës për Ilir Beqajn/ Berisha: Meritë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, vlerësoi opozitën dhe qytetarët protestues për rolin e tyre në zbërthimin e aferave të mëdha, duke përmendur konkretisht skandalet e inceneratorëve dhe sterilizimit.

Berisha theksoi se pa presionin e opozitës dhe protestuesve, figura si Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj do të ishin mbrojtur dhe nuk do të ishin përballur me drejtësinë. Berisha përmendi gjithashtu dosjen e Ilir Beqaj, duke kërkuar dënim për vjedhjet dhe krimet e mëdha.

"Nderim të madh qytetarëve protestues që po bëjnë në mënyrën më të shkëlqyer prokurorin publik, që po vejnë me shpatulla për muri, gangsterë dhe anëtarë të organizatës kriminale të Skapit të partisë. Kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj. Të jesh i sigurtë se po të mos qe kjo opozitë, po të mos qenë qytetarët me protestën e tyre, Erion Veliaj do të hynte jo nga dera e halesë në selinë e PS-së, por do të hynte ballore dhe me 30 roje i shoqëruar. Edhe Beqja i partisë do të tallej me publikun. Por kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale. Pa më thoni pak, çfarë ka dalë e re o miq! Që ditën e parë kur kanë marrë dosjen e sterilizimit është vërtetuar se Ilir Beqaj ka 7 firma në proces dhe se është njëshi i atij procesi. Por që nuk mund të vihej në epiqendër, sepse prap tij qëndronte Edi Rama që vraponte si injorant nga studio në studio dhe thoshte, ja me se operojnë, tregonte gjysëm gërshërë dhe gjysëm pince, duke harruar se me to nuk mund të operohet kurrë. Këto dhe ato që ndodhin me Erion Veliajn, janë merita të një opozite që nuk rreshti kurrë dhe nuk do të rreshtë kurrë, gjersa ata të shkojnë bashkë me Edi Ramën në qeli.

Nuk i mbyll dot kush dy vjedhjet e mëdha të shekullit. Vjedhjen e parë, të inceneratorit. Vjedhjen e dytë, sterilizimin. Nuk ka forcë në botë që mund ti mbyllë ato. Kurrë. Ata janë të pambyllshme. E di ç’bëjnë ata. Rrinë e falsifikojnë dosje. Do ti sjell këtu dhe çdo gjë në kohën e vet, kohën e duhur. Si mund të gjykohet Ilir Beqaj për 130 mijë euro që kishte porositur bashkë me ministren e Turizmit të njëjtën darkë dhe në të njëjtin lokal. Se kanë qenë miqtë e ministres së Kulturës, ku ka shtruar ajo darkën, por Beqaj ka vrapuar të marrë paratë te donatorët për të paguar darkën. Për ti vjedhur 130 mijë. Dhe këtu që ishin 100 milionë të shqiptarëve, këtu nuk prekej. Gjykatësi e ka bërë këtë, gjykatësi është në përputhje me ligjin, natyrisht i vonuar, pasi dosja ka 1 vit e gjysëm aty. Ka një meritë të veçantë komisioni i fundit parlamentar që e riktheu bëri një replay të të gjithë çështjes së sterilizimit, emisionet televizive. Pra beteja e opozitës për transparencë po gozhdon edhe anëtarët e organizatës kriminale Skap dhe po i detyron që të kuptojnë se do të gjykohen, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për këto krime që kryejnë me dosjet e tyre. Do të gjykohen shumë rëndë," tha Berisha.

sali berisha ilir beqaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet