LIVE UPDATES
Politike

REL: Shkupi e Tirana shpresojnë që deri më 2030 të bëhen pjesë e BE-së

Dy ministrat folët edhe për raportet në rajon, në veçanti për Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në rajon.

27 Mars 2023, 18:50 Nga k.m.
REL: Shkupi e Tirana shpresojnë që deri më 2030 të
Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por deri atëherë duhet të plotësojnë kriteret për anëtarësim. Kështu deklaruan të hënën në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka. Ata i vlerësuan si shumë të mirat raportet mes dy vendeve, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin në strukturat euroatlantike.

Një prej gjërave që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë për ta arritur këtë, sipas Osmanit, është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Është një moment i papërsëritshëm në dinamikën e imponuar evropiane të rajonit: lufta në Ukrainë, marrëveshja Kosovë-Serbi, ndërgjegjësimi i Bashkimit Evropian po krijojnë një mundësi, një shans historik që deri në vitin 2030 të gjithë të jemi brenda BE-së. A do ta kapim këtë shans apo do të përsërisim atë që na ndodhi para 15 vjetësh në raport më Greqinë, tani mbetet në duart tona, se a do të izolohemi apo do të jemi pjesë e këtij treni të që do të na dërgojë drejt Brukselit, është vendim i secili prej deputetëve në Parlament, i secilit prej nesh, në emër të qytetarëve dhe shtetit tonë”, tha Osmani.

Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Ndërsa Xhaçka tha se Tirana dëshiron që dy vendet së bashku të ecin edhe në rrugën e integrimit evropian, ashtu siç e bën ku u anëtarësuan në NATO, por ajo tha se kjo nuk do të mund të bëhet nëse shtetet nuk përmbushin kushtet.

“Bashkërisht kemi ecur krah për krah dhe do të vazhdojmë të ecim të tillë. Por, është e rëndësishme për të gjithë aktorët politikë që ta kuptojnë se ky është një tren që s'duhet humbur, pasi është krijuar një mundësi që ne të ecim më shpejt në këtë proces. Dhe, në qoftë se dikush do të mbetet pas, ai do të mbetet në disavantazh të perspektivës dhe të mirëqenies së vendit dhe qytetarëve të vet, andaj këtë gjë nuk duhet lejuar”, tha ajo.

Dy ministrat folët edhe për raportet në rajon, në veçanti për Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Ne mendojmë se kjo marrëveshje do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në perspektivës e tij euroatlantike dhe më tutje dhe konsolidimin institucional demokratik. Ne mbështetin angazhimin e BE-së dhe të SHBA-së në zbatimin e aneksit, që është pjesë integrale e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Xhaçka, e cila shprehu bindjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Osmani tha se kjo marrëveshje jo vetëm që duhet të zbatohet, por edhe të rezultojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Pavarësisht interpretimeve të ndryshme të asaj çfarë është dakorduar dhe asaj që duhet të zbatohet, u pajtuam se ekziston marrëveshje dhe palët duhet ta zbatojnë atë pa shtyrje, për çka do të kenë mbështetje dhe gatishmërinë tonë të plotë për të ndihmuar. Ajo që ne e konsiderojmë si shumë të rëndësishme është që kjo marrëveshje të jetë gjithëpërfshirëse dhe në një moment të rezultojë me njohje reciproke”, tha ai.

Të gjashtë vendet e rajonit duhet të kenë perspektivë të qartë evropiane, andaj sipas Osmanit, nevojitet bashkëpunim dhe zbatim i marrëveshjeve pasi me çështje të hapura dhe të pazgjidhura nuk do të mund të arrihet integrimi në BE.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL

olta xhacka bujar osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet