LIVE UPDATES
Politike

Raporti/ Molla i pagoi 72 mijë euro qira Kujtim Qefalisë për 400 metër tokë në Surrel

Kujtim Qefalia është vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefaliaj dhe një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Por veç milionave të tenderave, zoti Qefaliaj ka marrë edhe kontratën e qira, e cila i garanton atij 1700 euro në muaj para taksave, një fat që nuk e kanë patur bashkëfsharët e tij të tjerë në Surrel.

22 Maj 2024, 18:10 Nga B.Z
Raporti/ Molla i pagoi 72 mijë euro qira Kujtim Qefalisë për 400
Redi Molla, Kujtim Qefalia, Erion Veliaj

TIRANË - Sistemi i ngritur në Bashkinë e Tiranës dhe ndërmarrjet në varësi të saj duket se nuk lejon asnjë qindarkë të dalë jashtë oborrit. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i ka paguar më shumë se 72 mijë euro qira administratorit të njësisë Dajt, Kujtim Qefalia për 400 metër katrorë tokë në Surrel, në të cilën është ndërtuar një depo uji për Ujësjellësin.

Skandali është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi në shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

“Shoqëria “UKT” Tiranë” Sh.a ka lidhur kontratë date 12.06.2019 me subjektin K.Q me objekt “Marrja me qira e tokës mbi të cilën është ndërtuar depo uji me vendodhje në Fshatin Surel, njësia administrative Dajt” me sipërfaqe 511.65 m2 për përdorim toke. Kohëzgjatja e kontratës 1 vjeçare, është me të drejt rinovimi, me vlerë qiraje 173.9 mijë lekë në muaj,” thuhet në raportin e KLSH.

Kujtim Qefalia është vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefaliaj dhe një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Por veç milionave të tenderave, zoti Qefaliaj ka marrë edhe kontratën e qira, e cila i garanton atij 1700 euro në muaj para taksave, një fat që nuk e kanë patur bashkëfsharët e tij të tjerë në Surrel.

Por sipas KLSH-së edhe kjo kontratë ka parregullsi, pasi sipërfaqja e tokës për të cilën paguhet qira është më e madhe se sa sipërfaqja fizike që ka zënë depo.

“Rrethimi i depos ujit të ujësjellësit (Depo uji, pusetë dhe objekt të Shërbimit (sistem kamera, manovrator etj) është 401.5 m2. Ndërkohë sipërfaqe sipas planimetrisë së kontratës është 511 m2, diferenca =109.5 m2 x 340 lekë m2/muaj =37,230 lekë në muaj x 41.5 muaj (12.06.19 data e lidhjes kontratës deri më 30.11.22 që përfundon auditimi = 1,545,045 lekë përfituar tepër,” thuhet në auditimin e KLSH.

Raporti/ Molla i pagoi 72 mijë euro qira Kujtim Qefalisë për 400

Sipas audituesve të KLSH, për shkak të diferencës së sipërfaqes Ujësjellësi i ka paguar mbi 15 mijë euro më tepër si qira zotit Qefaliaj dhe kjo përbën dëm ekonomik.

“Vlera 1,545,045 lekë përbënë dëm ekonomik për Shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” Sha dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga përfituesi,” rekomandon KLSH

Pas këtij rekomandimi, Ujësjellësi i Tiranës njofton KLSH-në se ka ndërprerë pagesat e qirasë për disa muaj deri në rekuerimin e dëmit. Por kontrata me qefaliajn është rinovuar sërish.

“Eshtë njoftuar Z.Kujtim Qefalia për përmbushjen vullnetare të detyrimit të përcaktuar në Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrata e qirasë nuk është rinovuar nga data 12.06.2023 dhe nga kjo datë (për shtatë muaj) nuk është kryer asnjë pagesë qiraje për përdorimin e truallit të Z.K.Q dhe në vazhdim. Pasi të rikuperohet vlera e lënë për tu arkëtuar do të bëhet kontrata e re,” njofton Ujësjellësi i Tiranës për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Mbi 72 mijë euro të paguara deri më tani për 400 metër tokë në Surrel, vlera e së cilës po të blihej do të ishte shumë më pak. Por pagesat do të vazhdojnë për shumë vite, pasi depo do të jetë aty. Mesatarisht 20 mijë euro çdo vit, një kontratë përmes të cilës Ujësjellësi i Tiranës praktikisht i ka lidhur një pension të majmë socialistit Qefalia.

Marrë nga Kapitali

redi molla kujtim qefalia erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet