LIVE UPDATES
Politike

Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Kur qeveria vjedh, qytetarët marrin rrugët e botës

Ka qenë deputeti demokrat, Belind Këlliçi ai që me anë të një deklarata u shpreh se dhe pse Shqipëria nuk është një konflikt prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?

9 Gusht 2022, 14:37 Nga e.k.
Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Kur qeveria vjedh,
Belind Këlliçi

TIRANË- Në një raport të inteligjencës ushtarake britanike thuhet se 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë. Për këtë ka reaguar ditën e sotme dhe Partia Demokratike.

Ka qenë deputeti demokrat, Belind Këlliçi ai që me anë të një deklarata u shpreh se dhe pse Shqipëria nuk është një konflikt prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?

"Duke parë këtë tablo tmerri, kur shqiptarët janë të lirë për të lëvizur në Europë, vijnë nga një vend anëtar i NATO-s, kanë një pozicion gjeografik dhe klimë të mrekullueshme, nuk rrezikohen nga konflikte, sëmundje apo uria në shkallë të gjerë, atëherë përse rrezikojnë më shumë se bijtë e këtyre vendeve të sfilitura?
Përgjigja është: duke qenë europianë, duke i njohur dhe përqafuar parimet europiane të garës së ndershme, mundësive të barabarta, shtetit social, solidaritetit etj., dhe duke mos i parë të materializuara dhe të mundshme këto mundësi në atdheun e tyre, shqiptarët largohen. Duke parë se qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës", tha Këlliçi.

DEKLARATA E DEPUTETIT BELIND KËLLIÇI

Raporti i inteligjencës britanike/ Shqipëria krah vendeve në luftë për numër popullsie të cilët kërkojnë emigracion ilegal.
 
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi
 
Një raport i inteligjencës ushtarake britanike ka zbuluar se, 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë. Në periudhën 1 qershor - 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla.
Ajo që duam të theksojmë sot nuk është fenomeni i emigracionit, i vjetër sa vetë bota.
 
Pyetja që ngremë nga kjo foltore është se, pse Shqipëria, një vend jo në konflikt, dhe që as nuk vuan nga ndonjë epidemi, thatësirë apo krizë tjetër, prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?
 
Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind.
 
Nëse bëjmë një bilanc të shpejtë të gjendjes së këtyre shteteve rezulton se:
 
Irani është në një regjim ajatollahësh, një diktaturë fetaro-politike, që shtyp dhe përndjek popullatën duke mohuar çdo liri dhe të drejtë.  
 
Afganistani është rikthyer nën regjimin e talebanëve, persekutorë të kundërshtarëve dhe civilëve, që i kërkojnë popullatës të jetojë sipas kodeve të një islami fanatik. Dhuna sektare dhe aktet e terrorizmit janë pjesë e jetës së përditshme.
 
Iraku është një vend i dalë nga një luftë e gjatë sektare, shesh-betejë për ndikim dhe pushtet e disa fuqive dhe fraksioneve fetare e politike. Thënë shkurt: një prej vendeve më të pasigurta në botë.
 
Historia e Sirisë është e njohur për shqiptarët, duke qenë se disa familje u bllokuan në kampet e luftës atje. Vendi është një prej shesh - betejave të ISIS dhe pre e një lufte të gjatë civile dhe sektare.
 
Eritrea, një vend afrikan është prej kohësh territor i një lufte të përgjakshme në rajonin e Tigrey-t. Sipas një raporti të fundit të OKB, burrat merren me forcë për t’i çuar në luftë. Një vend i dalë nga një konflikt 30 vjeçar me Etiopinë, Eritrea e ka 66 përqind të popullatës nën linjën e varfërisë.
 
Duke parë këtë tablo tmerri, kur shqiptarët janë të lirë për të lëvizur në Europë, vijnë nga një vend anëtar i NATO-s, kanë një pozicion gjeografik dhe klimë të mrekullueshme, nuk rrezikohen nga konflikte, sëmundje apo uria në shkallë të gjerë, atëherë përse rrezikojnë më shumë se bijtë e këtyre vendeve të sfilitura?
 
Përgjigja është: duke qenë europianë, duke i njohur dhe përqafuar parimet europiane të garës së ndershme, mundësive të barabarta, shtetit social, solidaritetit etj., dhe duke mos i parë të materializuara dhe të mundshme këto mundësi në atdheun e tyre, shqiptarët largohen.
 
Duke parë se qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës.
 
Kur nga një tokë e bekuar si jona qytetarët ikin, në dyfishin e shifrave në raport me vendet e rajoneve në luftë, atëherë Shqipëria është bërë një vend i pajetueshëm.
 
Qeveria është bërë e padurueshme. Vend më të mirë se yni, nuk gjejmë, dhe as nuk duam. 
 
Qeveri më të mirë, sigurisht që po.

partia demokratike belind këlliçi

Sondazh

Poll
Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet