LIVE UPDATES
Politike

Sherri në KLP/ Stojani: Aty bëhet muhabet si tek kafja e Rremës. Hoda: Bëni dhe presion...

Sot gazetari Elton Qyno zbardh pjesën tjetër të debatit mes Stojanit, Bogdanit dhe anëtarëve të tjerë, ku pjesë e retorikës së fortë u përfshinë anëtari Mërkuri dhe prokurori Zeqir Hoda, ku ky i fundit i vuri në dukje Mërkurit se në mënyrën si fliste po bënte presion mbi këshillin.

13 Maj 2026, 15:40 Nga Elton Qyno
Sherri në KLP/ Stojani: Aty bëhet muhabet si tek kafja e Rremës.
Foto nga takimi

Interesat personale të dy grupeve që janë krijuar mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kanë krijuar një përplasje të paprecedentë mes kryetares Mirela Bogdani dhe anëtarit tjetër, prokurorit, Sokol Stojani.

Sot gazetari Elton Qyno zbardh pjesën tjetër të debatit mes Stojanit, Bogdanit dhe anëtarëve të tjerë, ku pjesë e retorikës së fortë u përfshinë anëtari Mërkuri dhe prokurori Zeqir Hoda, ku ky i fundit i vuri në dukje Mërkurit se në mënyrën si fliste po bënte presion mbi këshillin.

“...cili ligj të ndalon ta bësh këtë nëse juve shikoni që ka probleme. Zoti Mërkuri, mënyra si shpreheni është presion mbi këshillin...”-tha Zeqir Hoda.

Më tej debati i ashpër vijoi mes Sokol Stojanit, Bogdanit dhe një anëtari tjetër të KLP-së, i cili i tha Stojanit se “...Qështë ky muhabet tani gër...gër...”, ndërsa Stojani e portretizoi diskutimin në tryezën e KLP-së si “...ato muhabetet tek kafja e Rremës...”.

Anëtarët e KLP-së u mblodhën në 30 Prill, për të diskutuar për disa tema, ku debate shpërtheu sapo Mirela Bogdani në fund të fjalës së saj futi në rend dite dhe një diskutim për vendet vakante në Apel, diskutim në fakt që ishte bërë dhe votuar duke dalë me vendimmarrje KLP-ja, qysh në datën 2 Mars 2026.

Faktet tregojnë se prokuroria e Apelit, aktualisht ka vetëm 11 prokurorë nga 20 që duhet të ketë.

Por njëri kamp ku bën pjese edhe Sokol Stojani synon që vendet  bosh të mbahen peng në pritje të mbarimit të mandatit te prokurorëve që janë emëruar si inspektorë ne ILD dhe padyshim edhe për të mbajtur bosh vende për prokurorët e parë te SPAK që ju mbaron mandati së shpejti

Pala tjetër ajo e Mirela Bogdanit, thotë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë pambarimisht në pritje, duke e gjunjëzuar apelin me mungesa prokurorësh dhe duke i hequr të drejtën me këtë "kaparosje" çdo prokurori tjetër që përmbush kriteret për tu ngjitur ne karriere.

Më poshtë shfaqet debati i plotë mes një diskutimi me këndim “Dervishi”, gërr-gërret, formim jo i duhur juridik dhe deri tek kafja e Rremës.

Mirela Bogdani: Jemi dakord me agjendën, komente, sugjerime

Mërkuri: Jo për pjesën e fundit, atë që thatë propozoni, nuk keni tagra rishikimi. Në qoftë se vendimmarrja është marrë...

Bogdani: Nuk është rishikim është çështje për diskutim...

Mërkuri: Ta mbaroj pra 1 sekondë...në qoftë se vendimmarrja është marrë qoftë dhe e gabuar totalisht, zgjidhet gjyqësisht tashmë. Edhe qoftë hipotetikisht e gabuar, ajo zgjidhet në gjykatë tashmë.

Bogdani: Ndoshta nuk është e gabuar, mirë është ta diskutojmë, për sa ka kohë ka dhe mendime të ndryshme...

Mërkuri: Jo nuk ka mendime të ndryshme, mendimet e ndryshme diskutohen kur votohen. Mbaroi mbledhja, u votua mbaroi ai diskutim.

Bogdani: Këtu nuk vendos as ti as unë, mirë është që për sa kohë ka një pretendim...kush e ka miratuar aktin administrative ka mundësi ta rishikojë...

Mërkuri: Po kush vendos tjetër këtu veç neve. Shkaku është për rishikim, ma thuaj pak bazën ligjore të rishikimit sipas Kodit të Procedurës Administrative.

Bogdani: Nuk është për rishikim vendimi, por diskutim lidhur me këtë vendimmarrje pasi është precedent.

Mërkuri: Edhe unë po marr raste nga Vendimi Nr.1 i vitit 2018 e në vijim, do i analizoj të gjithë dhe do them këto 304 vendime dyshoj që nuk janë marrë në mënyrën e duhur.

Bogdani: Ky është konstatuar, nuk ka pasur asnjë konstatim tjetër të së njëjtit nivel.

Zeqir Hoda:Cili ligj të ndalon ta bësh këtë nëse juve shikoni që ka probleme. Zoti Mërkuri, mënyra si shpreheni është presion. Nëse ju shikoni se ka probleme në vendimmarrjet e këshillit, qoftë këto edhe në historinë e tij, ju keni të gjithë të drejtën edhe si jurist, edhe si avokat edhe si anëtar i Këshillit, edhe si qytetar i Republikës, ta bëni këtë dhe të mos e shtroni në formë presioni mbi këshillin për të qartësuar situatën në vendimmarrjen aktuale. Sepse sot këshilli është në një situatë. Bëni çfarë t’ju vijë në mënd dhe çfarë të konsideroni të drejtë jashtë presionit mbi këshillin. Faleminderit.

Mërtiri: Atëherë në qoftë se unë mbroj ligjshmërinë nuk është presion por është ligjshmëri. Këshilli nuk rishikon vendimet që janë marrë. Ka vetëm një shkak që ne e kemi zbatuar njëherë, kur ka shkaqe për rishikim sipas nenit 145 të Kodit të Procedurës Administrative që është dalja e një prove të re dhe ka edhe afatet përkatëse. Nuk ka mundësi rishikimi vendimesh në këshill.

Anëtari i KLP: Këto çështje për diskutim një pjesë u shtua të dërguara me E-Mail. E para bën një propozim, e hedh në votë kur të vijë pjesa e diskutimit të bëjmë diskutime se kështu nuk hyjmë dot as në rende dite as mbarojmë kurrë. Vendimet o merren o s’merren. Nuk jemi as për rishikim asgjë. Propozimi i kryetares, jo jo, propozimi i kryetares. Kryetarja tha: Çështjet për diskutim jo për vendimmarrje...

Stojani: Kryetarja nuk ka asnjë të drejtë, pasi ka kaluar ajo fazë dhe ka kaluar afati 5 ditor për të bërë vendimin e oponencës, pra pakica. Nuk ka asnjë të drejtë, asnjë parashikim ligjor që kryetarja mund të ndikojë në publikimin e hapjes së vendeve vakante apo çdo lloj akti dhe vendimmarrje që ka KLP-ja.

Anëtari i KLP: O zoti Stojani, mos më ndërprit se nuk të ndërpreva.

Stojani: Ore është njëlloj sikur Kryetari i Kuvendit të bllokojë publikimin në fletoren zyrtare të një vendimmarrje të parlamentit. Nuk ka, por ka detyrë ta çojë. Në rast se ju po e pengoni këtë, unë të siguroj që do ju çoj për “Shpërdorim detyre”. Çdo bllokim i vakancave që sjell pasoja dhe këto sigurisht që ato që u tha nuk janë të rastësishme, pasi 30 e ca na kërkoi ai që të bëjmë. Ndërkohë ne nuk po arrijmë dot dhe po zvarrisim gjithë këtë proces dhe nuk mbaron dot ti brenda Korrikut, të bësh vlerësimet për vakancat që do hapen dhe jo më tepër që po i zvarrit pafundësisht që nga data 2. U argumentua vendimi nga relatori dhe shumica. U bë. Pakica ka 1 të drejtë, ti shtojë, ti bëjë.

Anëtari i KLP: Nga cila shumicë, nga cila shumicë mo, po hajde pra ti numërojmë pak shumicat, atë po kërkojmë hajde ti numërojmë. Unë jam ai që votova dhe do firmos.

Stojani: Kush je ti që nuk e njeh shumicën.

Bogdani ngre zërin: Nuk pengojmë asnjë vendim, hajde ta diskutojmë.

Stojani: Vendimi ka mbaruar....në qoftë se sot nuk publikohet unë ju siguroj se do ju çojë për ndjekje penale për abuzim me detyrën dhe le të përgjigjeni përpara ndjekjes penale për çdo lloj bllokimi të situatës sepse po cenon funksionalitetin e këshillit. Asnjë vendim i këshillit nuk është në tagrin tuaj ta rishikosh por ta publikosh.

Bogdani: Po patjetër...hajde e diskutojmë.

Stojani: Atë ditë kemi marrë vendimin, ky është vendimi u numërua. (I bie tavolinës me duar) Rezultati është ky me vendimin e datës 2 është vendosur dhe ju tashmë nuk keni asnjë të drejtë kryetare sepse ju po cenoni funksionalitetin.

Bogdani: Po nuk e ndaj fare, por do e ndajmë sot.

Stojani: O nuk e ndan ti me,se nuk e ndajmë neve diskutimet mbi vendimmarrjet.

Bogdani: Ore të kemi mundësi të reflektojmë mbi një vendimmarrje, nëse e gjykon...

Stojani: O kryetare unë kam dyshime për formimin tuaj, tuaj dhe të disave këtu. Kam dyshimet e mia serioze.

Anëtari i KLP: ueeeee hahahaha

Stojani: Çdo vendimmarrje mund të rishikohet sipas ligjit dhe brenda sferës së ligjit.

Anëtari i KLP: Vendimmarrjet që merren rishikohen, ato që s’merren nuk rishikohen, pasi nuk janë vendimmarrje fare.

Stojani: Vendimmarrja është vendimmarrje e mirë apo e keqe. Ne jemi si kuazi i gjykatës, po u tha u bë dhe mbaroi, iku. Ju flisni për qef, por një detyrë ka kryetarja, ta publikojë vendimin. Unë kaq kam për të thënë dhe nuk diskutoj mbi një gjë që ka kaluar për vendimmarrje. Vendimmarrja ka mbaruar dhe nuk rishikohet, ju quheni si të doni me emra të ndryshëm. Ka vendimmarrje në datën 2, futu në audio dhe shihe vendimin.

Bogdani: A mund të flasim me qetësi ju lutem. Zoti Stojani në qoftë se nuk mund të flasim me qetësi do ta ndërpres seancën.

Stojani: O jam i lumtur të bësh ç’të duash...por iku mbaroi mbledhja dhe u mor edhe vendimi se po merrni atribute që nuk ju takojnë.

Anëtari i KLP: Kryetarja ka detyrën ta moderojë takimin. Dhe të lutem se ma ndërpreve fjalën dëgjo...dëgjo...Kryetarja ka detyrën ta moderojë takimin dhe jo t’ju dëgjojë juve dhe të flisni pa mbarim.

Stojani: Kush je ti mer...

Anëtari i KLP: Unë jam ai që më ndërpretë fjalën, se je pa edukatë fare dhe më vjen keq që po flas kështu. Të lutem më ler të flas. Fillova të flisja më ndërpreve dhe pa mbarim nuk po mbaron. Kryetarja bëri një propozim, të futet në rend dite, kush është kundër të votojë kundër, kush është “Pro” të votojë “Pro” dhe të vazhdojmë mbledhjen. Ç’është ky muhabet tani gërr...gërr.

Stojani: Ore e kupton se ku po na çon mo, po na çon mbi një gjë që ne kemi votuar. Se nuk është çështje për tu votuar kjo more.

Bogdani: Po nuk është rishikim, thjesht do ta diskutojmë, po ta diskutojmë njëherë, se ka njerëz dhe anëtarë që kanë qëndrime të ndryshme, ja pra do ta flasim.

Stojani: Po nuk e zhbëni dot more...ikni se s’do mblidheni tek kafja e Rremës tani. Muhabet po bëni tani. Ka mbaruar ai muhabet. Ju e merrni vendimin, e mbani atje sipër i këndoni me “Dervish” e ku di unë ça i bëni...

Bogdani: Unë nuk e publikoj.

Stojani: E di çfarë do të bëj. Do të çoj tek autoriteti kompetent dhe do thuash a ke apo nuk ke bazë ligjore të pengosh veprimtarinë dhe vendimmarrjen e shumicës së Këshillit të Prokurorisë.

Bogdani: Unë nuk po e pengoj.

Stojani: E ke deklaruar në fund të mbledhjes së datës 2 që rezultati është ky dhe ti nuk e zhbën dot këtë rezultat më zonja kryetare./Syri.net

mirela bogdani sokol stojani zeqir hoda

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje