Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Lamallari me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie, do t'ia dalë ta çojë përpara transformimin e Ministrisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Lamallari me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie, do t'ia dalë ta çojë përpara transformimin e Ministrisë.
Kryeministri Rama deklaroi se sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar dhe rëndësia e kësaj Ministrie është rritur. Rama, më tej u shpreh se ata duhet që të këmbëngulin për të qëndruar larg vendimarrjeve nga prokurorët dhe gjykatësit.
"Ky është një kalim stafete, që për mua ka një rëndësi të veçantë, pasi sot merr detyrën shumë sfiduese të Ministrit të Drejtësisë një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar, që më është dhënë mundësia të njoh, edhe pse në këtë rast jo nga afër. Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar. Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja. Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.
Në të vërtetë, edhe roli edhe pesha, janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë, mbi të gjitha detyra që ka për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të vendimmarrje, është një detyrim i madh. Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave për anëtarësim. Dhe është shumë e rëndësishme, që ne të mos e humbasim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor, si pushteti kushtetues i pavarur në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh edhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar gjithmonë dhe ne duhet ta konsolidojmë, duke këmbëngulur në vendimin historik që kemi marrë për të mbajtur duart lart vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve," tha Rama.
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi Kryeministrin Edi ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta më mjekët në fund të prezantimit të Ministres së Sh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se QSUT-ja duhet që të tërheq jo vetëm mjek shqiptarë por edhe të hu...
Evis Sala TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala ka deklaruar se barnat onkologjikë duhet që të jenë ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet në universitet mjeksor në Fier. Gjatë fjalës së ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme përparësitë në sistemin shëndetësor. Gjatë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Gjatë ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur për zhvillimet më të fundit ...
Jasmin Mujanović, TIRANË- Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka bërë një reagim ironik, pasi ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka &ld...