28 Maj 2026, 18:09
Nga D.S
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se, Partia Socialiste e ka ngjitur vendin tonë në maja ta larta pasi Shqipëria ka mbyllur fazën e çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave për BE.
Në një takim me socialistët e Korçës në 35-vjetorin e partisë, Rama u shpreh se, PS ka dëshmuar se është e vetmja forcë politike që mund të ketë një raport të drejtë me faktorin ndërkombëtar.
Sipas tij, vendi tani ka hyrë në procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave për anëtarësim.
“PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në rrugën drejt majës që faktikisht është amaneti nga të parët dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë. Ne do të vendosim me së bashku flamurin kuq e zi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit në këtë majë të lartë.
PS ka dëshmuar se është e vetmja forcë politike që mund të ketë një raport të drejtë me faktorin ndërkombëtar, me të shkuarën edhe me botën. Është krenaria jonë që pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi i kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë.
Mbi të gjitha është krenaria jonë që sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur fazën e çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave, tani kemi hapur procesin e mbylljes së gjithë kapitujve.
Ndërsa shiu filloi duke dëgjuar se ç’ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të PS edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar një fitore të jashtëzakonshme si ajo që do realizojmë të gjithë bashkë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Rama./Dosja.al
edi rama korçë
Politike
28 Maj 2026, 17:54
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim znj. Margaret Ceterfeld, përfaqësue...
Politike
28 Maj 2026, 17:48
D.S
Edi Rama
KORÇË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se 26 maji i 1996 është data kur socialistët u përballën me fu...
Politike
28 Maj 2026, 17:28
D.S
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka vlerësuar qëndrimin e palëkundur të Tiranës, pas reagimit...
Politike
28 Maj 2026, 16:01
D.S
Rama- Costa
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Tiranën më 2 qershor, ...
Politike
28 Maj 2026, 15:40
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të bëhet me xhandarmëri. Gjatë një kon...
Politike
28 Maj 2026, 14:36
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e...
Politike
28 Maj 2026, 14:06
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas ultimatumit të Moskës p&e...
Politike
28 Maj 2026, 13:37
E. D
TIRANË- Shoqëria "2A Group" sh.p.k., drejtuar nga Valon Ademi, sqaroi vendimin e dhënë 2 ditë më parë nga Kolegji civil i G...
Politike
28 Maj 2026, 12:50
E. D
TIRANË- Seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tension...
Politike
28 Maj 2026, 12:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar replikat me organizatën “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke pranuar kështu ...