Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Shqipëria tha se nuk do e tërheq trupën diplomatike nga Kievi pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, ministri ukrainas: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë
Ukraina ka falëndeuar ndaj Shqipërinë pas vendimit të Tiranës për të mos tërhequr trupën diplomatike nga Kievi, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë për sigurinë e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj.
28 Maj 2026, 17:28Nga D.S
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka vlerësuar qëndrimin e palëkundur të Tiranës, pas reagimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxhës.
Ukraina ka falëndeuar ndaj Shqipërinë pas vendimit të Tiranës për të mos tërhequr trupën diplomatike nga Kievi, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë për sigurinë e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj.
“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, shkroi Sybiha./Dosja.al