Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Politike
Rama në ‘Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm’ në Emiratet e Bashkuara: Të mirëpritur për të diskutuar projektet e përbashkëta
Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Abu Dhabi, ku shkruan se si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
12 Janar 2026, 19:24Nga E. D
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSW).
Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Abu Dhabi, ku shkruan se si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm
”Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm“, shkruan Rama./Dosja.al