LIVE UPDATES
Politike

“Divorci do zgjidhet përmes noterit“/ Lamallari: Do prezantojmë një platformë e cila do të ulë stokun e dosjeve në gjykata

Gjatë një interviste televizive, Lamallari u shpreh se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm, për adresimin e kësaj çështje

12 Janar 2026, 19:24 Nga E.d
“Divorci do zgjidhet përmes noterit“/ Lamallari: Do
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaraur ditën e sotme se është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve. Kjo në mënyrë  që të mos presin pafundësisht, për çështje krejt të cilat i cilësoj minore dhe të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra.

Gjatë një interviste televizive, Lamallari u shpreh se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm, për adresimin e kësaj çështje. Ai tha se së shpejti do të prezantohet një platformë, e cila do të ulë stokun e dosjeve në gjykata. Ministri i Drejtësisë tha se zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare apo kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit.

Sipas tij, nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori, ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online.

“Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më bashkë duke kërkuar të zgjidhin martesën, sipas kuadrit ligjor në fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh që nuk janë sfiduar, duhet të shkojë në gjykatë. Nuk ka arsye sepse të zvarriten disa çështje, kur ndërkohë në vende të tjera, zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare, kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit. Pra, është shprehje e vullnetit përpara përfaqësuesit ligjor. Kjo ishte sa për ilustrim, por ka shumë hapësira të tjera ligjore që duhen riparë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve.

Për ne është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve, që të mos presin pafundësisht edhe për çështje krejt minore që të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra. Ky është prioritet madhor i yni. Ne do të shfrytëzojmë çdo mekanizëm të mundshëm për adresimin e kësaj çështje, duke përfshirë mbështetjen që ne kemi dhënë për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat në raport me llogaridhënien karshi qytetarëve duhet të japin shumë më tepër nga sa ata kanë dhënë deri më tani.

Është bërë një punë e mirë megjithatë nuk do të jemi kurrsesi të kënaqur derisa të shohim që çështjet nuk zgjasin me vite të tëra në gjykatë, qofshin këto të natyrës civile apo penale apo administrative. Ne këtu do të përdorim mekanizma të ndryshëm ligjore si me mbështetjen e vazhdueshme që ne kemi dhënë në drejtim të kapaciteteve të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, qoftë edhe me numrin e ndihmësave ligjorë, po nga ana tjetër është shumë e rëndësishmë për ne që kjo nuk duhet të shikohet vetëm si çështje e rritjes së pagave apo rritjes së numrit të ndihmësave. Kjo është çështje përkushtimi ndaj punës së përditshme, e të qenit efektiv në trajtimin e ankesave apo padive të qyetarëve.

Ne do të prezantojmë një platformë e cila do të kërkojë jo vetëm miratim të strategjisë kombëtare në nivel politik, por edhe rishikimin përmes kësaj i nevojave për ndërhyrje ligjore aty ku është vendi, duke parë edhe praktikat e vendeve më të mira të Bashkimit Evropian, për adresimin e çështjeve, e konfliktit mes palëve përmes mekanizmave alternative si ndërmjetësimi, arbitrazhi, pajtimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes formave hibride duke përdorur edhe teknologjinë.

Nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online. Ky është vetëm një aspekt, por sigurisht deri në pjesën e shqyrtimit të çështjeve mundësisht pa shkuar fare në gjykatë. Apo edhe për të shqyrtuar mundësinë e përdorimit të teknologjisë, përfshi edhe Inteligjencën Artificiale, pa i hyrë fare proceseve gjyqësore”, deklaroi ministri Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari gjykata reforma

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet