26 Janar 2024, 11:19
Nga DOSJA
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama, ishte në Fier ku foli për autonominë spitalore, si një qasje e cila, sipas tij, do të rrisë performancën dhe do përmirësojë kushtet financiare të bluzave të bardha. Rama tha se pasi spitalet të kalojnë në autonomi të plotë, ato do përcaktojnë të gjitha veprimet, që nga shpërblimi i mjekëve deri te blerja e medikamenteve të duhura. Gjatë kësaj fjale, ai tregoi se para disa ditësh, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, kishte realizuar një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, një shembull ky që sipas Ramës tregon transformimin e situatës në spitale.
“Është e disata herë që mblidhemi këtu me ju për arsye të ndryshme, të lidhura me momente zhvillimi në ecurinë e kësaj përpjekje të filluar në kushte, të cilat sot duken sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, që sot ngjajnë të paimagjinueshme, që kanë qenë pjesë e trupës mjekësore dhe qytetarëve tanë. 10 vite më parë këto pamje do të ishin thjeshtë dhe vetëm pamje të një dëshire, të një ëndrre që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtër. Sot jemi në stad krejt tjetër, këtë mund ta konfirmoj si një pacient i QSUT.
Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, dhe më shkruan që nuk e besoj dot që ky është spitali ynë i ri në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital dhe është një ndër spitalet më të mira të Europës. Që mjekët të paguhen me një pagë horizontale nga shteti, por cilido prej tyre që punon më shumë, të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka asnjë arsye që shërbimi publik të jetë zgjedhja e parë edhe atyre shqiptarëve që e kanë mendjen te private. Kur ne e filluam këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, sot nuk është kështu”, tha Rama.
edi rama fier spitale
Politike
26 Janar 2024, 10:55
I.A
TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet që të mblidhet online ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të ni...
Politike
26 Janar 2024, 10:51
I.A
Bashkia Tirane
TIRANË- Gjashtë drejtorë në Bashkinë e Tiranës mund të përballen shumë shpejt me drejt&...
Politike
26 Janar 2024, 10:32
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ata kanë dërguar ditën e djesme nj...
Politike
26 Janar 2024, 10:23
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mazhoranca nuk do që të bëjë reforme zgjedhore. Duke folur...
Politike
26 Janar 2024, 10:13
I.A
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e sotme në komisionin për Reformën Zgjedhore ka nisur dhe është mbyllur me tensione pasi depu...
Politike
26 Janar 2024, 10:02
I.A
Komisioni per Reformen Zgjedhore
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Siç ...
Politike
26 Janar 2024, 09:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore mesa duket nuk do të zhvillohet as ditën e sotme. Kjo pasi opozita k...
Politike
25 Janar 2024, 22:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur mbrëmjen e sotme për situatën politi...
Politike
25 Janar 2024, 22:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet e demokratëve me ...
Politike
25 Janar 2024, 22:05
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cil&...