LIVE UPDATES
Politike

"PS ka hyrë në një fazë të re, duhen prurje të reja"/ Rama: Hipoteka e Vlorës turpi i PS, duhet reflektim! Largoni njerëzit e këqinj nga partia

Nga Vlora, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të re që duhet të kuptohet nga socialistët si një nevojë për t’u hapur për prurje të reja.

27 Maj 2023, 13:54 Nga k.m.
"PS ka hyrë në një fazë të re, duhen prurje
Edi Rama

VLORË- Në vijim të turit falenderues për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama u ndal sot në Vlorë dhe në Selenicë. Teksa vijoji takimet falenderuese, Rama e quajit ‘turpin të Partisë Socialiste’ hipotekën e Vlorës. Edhe pse nuk përmendi emra, Edi Rama pranoi se njerëz që turpërojnë partinë nuk mungojnë as në qeverisjen vendore duke iu referuar ish-ministrave që ka pasur me parë në kabinetin e tij.

“Kjo është një sfidë shumë e madhe nga e cila duhet të mësojmë të gjithë, por në radhë të parë duhet të mësoj unë, duhet të mësojë udhëheqja e PS në qendër edhe në çdo bashki, duhet të mësojnë të gjithë ata që e përfaqësojnë PS, që nga kryetarët e organizatave deri tek drejtuesit politikë dhe deri tek anëtarët e kryesisë së PS. Sepse edhe një herë tjetër do ta përsëris, jo vetëm të tjerët, por dhe socialistët e thjeshtë, njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë gjithë këtë besim dhe gjithë këtë mbështetje nuk e kanë dhënë votën në 14 maj nga kënaqësia e madhe për mrekullitë që kemi bërë ne, por e kanë dhënë nga besimi i madh që kanë dhe nga pritshmëria e lartë që kanë për të. Kjo do të thotë që në çdo bashki ka mësime të mëdha për të nxjerrë. Ne nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës. Vlonjatët nuk kanë ardhur në 14 maj t’i japin 71% Ermalit sepse janë të lumtur me ça bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës, është turpi i PS së Shqipërisë. Mora një shembull, mund të marr dhe shembuj të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Mund të marr dhe shembuj nga qeveria qëndrore po të doni për njerëz që na kanë turpëruar, por ama këta shembuj na  vlejnë jo për të kthyer kokën prapa dhe për të thënë që ne s’kemi punë, por për të bërë çmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq dhe ato gjëra që janë bërë nga njerëz të këqij të mos ndodhin prapë dhe njerëzit e këqij të mos kenë vend në asnjë vend ku PS do të përfaqësohet pavarësisht se me kë janë të lidhur, pavarësisht se kë kanë krushk, pavarësisht se kë kanë gjak, pavarësisht se kë kanë komshi. Është shumë e rëndësishme që në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim i madh lidhur me këtë dhe është shumë e rëndësishme që partia e Vlorës të jetë fytyra , të jetë dinjiteti, të jetë angazhimi, të jetë dashuria për Vlorën e të gjithë atyre që e votuan Ermalin dhe që e votuan Partinë Socialiste, jo instrumenti  i përfitimeve të një grushti njerëzish. Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lart duke i parë njerëzit nga lart poshtë. Partia Socialiste e Vlorës duhet të mishërojë ambicien tonë për Vlorën. Dhe kjo do të thotë që të gjithë njerëzit e panumërt, njerëzit e mirë, njerëzit e ndershëm, njerëzit profesionistë, njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin  në këtë komunitet, në këtë parti. Nga ana tjetër ka një gjë që e gjithë partia, të gjitha strukturat, të gjithë kryetarët e bashkive, të gjithë këshilltarët bashkiakë duhet ta kenë të fiksuar në kokë që pika e parë e programit qeverisës së Partisë Socialiste dhe të kryetarëve të bashkive socialiste që kanë dalë nga vota e 14 majit, duhet të jetë njerzillëku,"-u shpreh Rama.

Nga Vlora, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të re që duhet të kuptohet nga socialistët si një nevojë për t’u hapur për prurje të reja. Kryeministri theksoi se PS ka bërë gabime, por pavarësisht kësaj shtoi ai, njerëzit kanë besim te qeveria.

“Vota e 14 majit ka një domethënie shumë të madhe, morëm rezultatin historik të PS, votuan më shumë se asnjëherë më parë për PS, por ajo që është me rëndësi, më 14 maj arritëm që si parti të dalim forcë e parë në këshilla bashkiak, kur nuk kemi qenë ndonjëherë si në Shkodër, Tropojë a Dibër. Dhe në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re, më parë vota për partitë e mëdha se ka qenë një tjetër po s’është më, ndahej në shumë parti të vogla dhe kur vinte puna te këshillat kishim një perqindje shumë më të ulët. Këtë herë PS ka marrë votën e vet, të konsoliduar e të bashkuar. PS ka hyrë në një fazë të re që duhet ta kuptojmë si një nevojë për t’u hapur për prurje të reja, pa asnjë paragjykim. Të jemi një komunitet i madh ku ka vend për të gjithë, ku të ndihen të përfaqësuar edhe ata që s’na kanë dhënë votën. Në këto zgjedhje rezultati ynë është më i lartë se na kanë votuar ata që s’e kanë bërë kurrë më parë, dhe se në këto zgjedhje ato që kanë votuar palën tjetër në këto zgjedhje nuk dolën, sepse nuk donin të ndyenin dorën. Njerëzit kanë besim te ne, pavarësisht se kemi bërë gabime, janë të bindur se vetëm ne mund të bëjmë gjërat që ata presin. Është një sfidë e madhe nga e cila duhet të mësoj unë i pari, udhëheqja e PS e të gjithë ata që e përfaqësojnë partinë,"-shtoi Rama në fjalën e tij. 

Ndërsa nga Selenica, Rama falenderoi demokratët që nuk dolën të votonin në zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë tha se këta qytetarë kanë dhënë kontribut në të ardhmen e vendit, pasi nuk votuan për të shkuarën.

“Mos dalja në votim e një pjese të tyre është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë. Sepse nuk pranuan që ta ndyjnë dorën duke shkuar në votim për ta vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijesh të së shkuarës, të cilat janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm mbrapa,"- u shpreh Rama.

Ndërsa duke folur për projektet e ardhshme në këtë zonë, Rama tha se do të bëhet maksimumi për të përmirësuar jetesën edhe pse nevojat gjithmonë janë më të mëdha sesa mundësitë. Ai tha se rruga e përfunduar e lumit të Vlorës do të sjellë rritjen e menjëhershme të vlerës së tokave të banorëve të zonës gjithashtu edhe rritjen e numrit të turistëve të cilët do të preferojnë luginën para bregut të detit.

Pas fitores në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama ka nisur një tur falenderimesh në qytete të ndryshme të vendit, e turin e tij e ka nisur nga Shkodra, për të kaluar më pas në të gjithë vendin. 

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet