LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 14 Majit/ KAS përfundon shqyrtimin paraprak të 5 kërkesave ankimore

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar sot elementët e formës dhe të përmbajtjes të 5 kërkesave ankimore, depozituar nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 majit.

26 Maj 2023, 20:16 Nga m.s
Zgjedhjet e 14 Majit/ KAS përfundon shqyrtimin paraprak të 5
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar sot elementët e formës dhe të përmbajtjes të 5 kërkesave ankimore, depozituar nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 majit.

KAS vendosi pushimin e kërkesës ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane për rinumërimin e votave të këshillit bashkiak Kamzë, pasi nuk depozitoi plotësimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes së kërkesës, brenda afatit 24 orë të dhënë nga KAS.

“Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 75, me ankues “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ dhe KQZ; 1- Kundërshtimin për miratimin e Tabelës përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Kamëz. 2- Rinumërimin dhe Rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme të subjekteve në kutitë e votimit për Këshill Bashkiak. 3- Ndryshimin e Tabelës Elektronike të KQZ, Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për Këshillin Bashkiak”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi pushimin e kërkesës ankimore, pasi nuk u depozitua plotësimi i elementëve të formës dhe përmbajtjes së kërkesës, brenda afatit 24 orë të dhënë nga KAS”. 

KAS vendosi kalimin për shqyrtim në 31 maj të kërkesës së Partisë Socialdemokrate, e cila kundërshton rezultatin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin Bashkiak në Vlorë.

“U shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 79, me ankues “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë” më objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 541, datë 20.02.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës, ditën e Mërkurë më datë 31.05.2023, ora 12:30”. 

KAS do të shqyrtojë në 31 Maj edhe kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Rrogozhinë.

“Sot u shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes edhe për kërkesësn ankimore nr. 80, me ankues Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 531, datë 18.05.2023, “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Rrogozhinë dhe Miratimi i Tabelës së re Përmbledhëse pas Rinumërimit dhe Rivlerësimit të votave në të gjitha qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Rrogozhinë. Kundështimin e vendimit nr. 531, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë” dhe Miratimi i Tabelës përmbledhëse duke hequr rezultatin zgjedhor të qendrës së votimit nr. 2224/1, IEVP Rrogozhinë. Shpalljen fitues për kryetar të Bashkise Rrogozhinë z. Shkëlqim Hamid Hoxha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Bashkë Fitojmë”.Në përfundim, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës, ditën e Mërkurë, datë 31.05.2023, ora 13:00”.

KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kundërshton rezultatin zgjedhor në Bashkinë Kamzë dhe kërkon ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale, me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike.

“Gjithashtu, KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 81, me ankues Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe objekt “1. Kundërshtimin e vendimit Nr. 536, datë 20.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në Zonën Zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 2. Ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga eksperte të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike. 3. Krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës. 4. Kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve. 5. Krahasimin e kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Kamëz, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED). 6. Rinumërimin dhe Rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Kamëz dhe miratim i tabelës përmbledhëse për zonën zgjedhore Bashkia Kamëz duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave; 7. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz; si dhe 8. Së fundmi, pasi të jenë kryer veprimet e mësipërme dhe të keni krijuar bindjen Tuaj institucionale se kjo nuk është vota e qytarëve, nga ana Juaj kërkojmë: Përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë si dhe të Këshillit Bashkiak Kamëz”. Në përfundim të shqyrtimit paqraprak, KAS kalimin për shqyrtim të kërkesës, ditën e Mërkurë më datë 31.05.2023, ora 15:00”

KAS vendosi kthimin për plotësim brenda 24 orëve të kërkesës së Partisë Aleanca Demokristiane, e cila kërkon rivlerësim të votave të vlefshme dhe të pavlefshme për disa prej subjekteve në disa prej kutive të votimit për Këshillin Bashkiak Kamzë. 

“KAS gjithashtu shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes edhe për kërkesën ankimore nr. 84, me ankues “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ dhe KQZ; 1- Kundërshtimin për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Kamëz dhe hartimin e tabelës së re përmbledhëse pas këqyrjes se materialit zgjedhor sipas kësaj kërkese ankimore. 2-Rivlerësim i votave të vlefshme dhe të pavlefshme për disa subjekteve në disa prej kutive të votimit për Këshillin Bashkiak Kamëz. 3- Rivlerësim për ndryshimet e pa motivuara në Tabelën Elektronike të Rezultateve përmbledhëse për Këshillin Bashkiak Kamëz”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesës, me afat 24 orë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës