LIVE UPDATES
Politike

REL: Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje

Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.

24 Maj 2026, 14:37 Nga E. D
REL: Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje
Albin Kurti, Vjosa Osmani

KOSOVË- Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje.

Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udhëheqësve politikë, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe përplasjet e vazhdueshme pushtet-opozitë.

Për partinë deri tash në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, përgjegjësia për këtë bllokadë bie mbi opozitën, apo, siç e përshkruan udhëheqësi i saj, Albin Kurti, “bllokun opozitar”, i cili, sipas tij, ka vepruar në mënyrë të koordinuar kundër Vetëvendosjes.

“Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit, vetëm katër muaj pasi ata në mënyrë plebishitare e shprehën vullnetin e vet, që dikujt nuk i pëlqen... Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, por kjo është e pamundur”, ka thënë Kurti para mbështetësve të tij.

Nga këndvështrimi i opozitës së deritashme, Kurti, pavarësisht mandatit të fortë elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.

Sipas Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ai e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes.

“Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.

LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.

Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike.

Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial.

“Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, ka thënë Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.

Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.

Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy runde të zgjedhjeve lokale.

Për disa votues në Prishtinë, të anketuar për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, vota mbetet mjeti i vetëm i ndikimit politik, por me gjithnjë e më pak besim në një garë që, sipas tyre, nuk matet më me programe, por me emra dhe llogari personale.

“Unë mendoj që jo veç për president, por as për kryeministër, partitë nuk do të duhej të nxirrnin emra. Ato do të duhej ta nxirrnin programin në plan të parë dhe ai që fiton, ta nominojë një kandidat që mund t’i realizojë ato objektiva”, thotë Behxhet Halili.

“Këtu te ne, lufta me emra... sikur kemi hyrë në njëfarë gare për të realizuar ambiciet e individëve”, shton ai.

“Nëse nuk dalim të votojmë, nuk mund as të kritikojmë, as të përkrahim… Vota është obligim i çdo qytetari”, sipas Elmaze Gashit.

“Do të dal të votoj, e për ndryshime ka pak gjasa”, thotë bashkëqytetari i saj, Agim Mjeku.

“Unë do të votoj që të mos më humbë vota. Nuk besoj se do të zgjidhet ndonjë gjë, do të shkojmë sërish në zgjedhje. Ky është medimi im”, shton ai.

E, ky është edhe mendimi i Abit Hoxhës, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, i cili thotë se Kosova rrezikon një cikël të përsëritur krizash politike, për shkak të mungesës së kompromisit mes partive.

Ai thekson se sistemi është ndërtuar për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike, jo për dominim, ndaj i konsideron të nxituara edhe kandidaturat për president përpara zgjedhjeve.

“Pozita e presidentit të Kosovës përmbushet përmes Kuvendit të Kosovës dhe kandidaturat për president ‘nuk çojnë ujë në mulli’ të kompromisit politik”, thotë Hoxha për Exposenë.

Në këtë kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-së me Osmanin më shumë si lëvizje të drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidaturë reale që prodhon kompromis.

“Është një emërtim kryekëput për konsum politik, nuk është praktik, sepse presidenti duhet të zgjidhet si pjesë e kompromisit politik dhe duhet të negociohet. Nuk mund të kesh një kandidat për president që të negociohet kandidati për president”, thotë Hoxha.

Në një situatë - në dukje të ngjashme - Osmani ka qenë edhe në vitin 2021, atëkohë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ajo i është bashkuar garës zgjedhore në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, duke synuar postin e presidentes, ndërsa Kurti atë të kryeministrit.

“Sot dhe për katër vjetët në vijim, por edhe përtej këtyre katër vjetëve, ne jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një shtet që prioritetizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e secilit dhe secilës nga ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative”, ka thënë Osmani më 14 janar 2021.

Synimet e tyre për postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve të 14 shkurtit atë vit, por partneriteti politik nisi të lëkundej edhe para se të përmbyllej një mandat.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedent dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë.

“Patëm apo nuk i patëm këta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si këto forca politike do të navigojnë rreth njëra-tjetrës. Si një gjë simbilike mund të ketë efekt tek elektorati, por jo domosdoshmëritsht është zgjidhje e krizës politike nëse e kemi një emër paraprakisht”, vlerëson Emini për Exposenë.

Ajo shton se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç thotë, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit.

Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes.

“Nëse potencialisht ndodh që Lëvizja Vetëvendosje, edhe me ndihmën e diasporës, rritet si parti politike, atëherë fuqia e saj negociuese do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë shumë hapësirë për manovara politike siç i kemi parë në dy vjetët e kaluar”, thotë Emini.

Ajo thekson se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.

Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit.

Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

“E vetmja mënyrë për të ndërtuar një kompromis politik në Kosovë është një sfidë më e madhe... një problem në veri, një akt kundër shtetit të Kosovës, një sabotim, një kërcënim i madh. Diçka e tillë do të mund ta bashkonte faktorin politik, përndryshe nuk shoh dëshirë politike për kompromis”, thotë Hoxha.

Aktualisht, ushtruese e detyrës së presidentes është kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetutë, ky mandat nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, por nuk përcaktohet qartë se çfarë ndodh nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca të plota.

E, një situatë e tillë, sipas një deklarate të Kurtit më 24 prill, pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të përjashtohet plotësisht.

“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët - GUXO, Alternativa e pakicat - nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?”, ka pyetur Kurti.

Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo qëndrueshmërisë politike të Kosovës... ndonëse, sipas Abit Hoxhës, vendi është shndërruar në një një sistem që “funksionon në krizë”, por që në thelb përjeton stagnim.

Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar një situatë ku “vendi ecën në vend”, ndërsa humb mundësi zhvillimi dhe mbështetje ndërkombëtare./REL

albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet