6 Mars 2025, 08:33
Nga B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe këtë të enjte pyetjeve të komentuesve të adresuara në platformën sociale facebook. I pyetur nga një qytetar nga Tragjasi për ndërtimin e ujësjellësit në këtë zonë, Rama u shpreh se projekti nuk ka asnjë kërcënim për ujin e pijshëm, dhe se protesta e banorëve është një çmenduri.
Kreu i qeverisë deklaroi se projekti parashikon që shfrytëzimi që do ti bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale, dhe në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Rama shton se ky projekt nuk përbën rrezik për nevojat jetike të njerëzve të Tragjasit.
Rama: Një projekt bëhet me profesionistë. Bazohet në rastin e projektit të ujësjellësave në matje dhe analiza të cilat krijonë idenë e plotë në mënyrën dhe sasinë e shfrytëzimit. Prurjet minimale janë 700 litër në sekondë. Nga të gjithë shfrytëzimi në maksimum që do ti bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale. Dmth në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Për sa i përket ujit të pijshëm do të plotësohen për një masë të caktuar duke filluar që nga ajo e Tragjasit. Kjo është diçka teknike nuk shihet me sy. Të ishte hidrocentral do e kuptoja të gjithë shqetësimin, po ujësjellës për të pirë ujë? Si mundet që ky ujësjellës të thajë dynjanë duke u shqetësuar për nevojat njerëzore. Është komplet pa logjikë. Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri.
edi rama proteste tragjas
Politike
6 Mars 2025, 07:58
M.B
Manuel Sarrazin
BALLKAN- Manuel Sarrazin, i ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor në in...
Politike
6 Mars 2025, 07:33
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve p&eum...
Politike
5 Mars 2025, 22:31
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Një tjetër pyetje e këtyre matjeve të Barometrit ka qenë: “A ka ndonjë parti (ose...
Politike
5 Mars 2025, 22:28
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Pyetja e radhës në matjet e fundit të Barometrit ka qenë: “Çfarë ndikimi do të ket&eu...
Politike
5 Mars 2025, 22:19
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka folur mbrëmjen e sotme për f...
Politike
5 Mars 2025, 22:12
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, është pyetur nëse PD do të bashkëpunonte me ...
Politike
5 Mars 2025, 21:46
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka treguar mbrëmjen e sotme nëse Partia Demok...
Politike
5 Mars 2025, 21:32
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka folur për koalicionin e Partisë Demokratike, që ka ...
Politike
5 Mars 2025, 21:09
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Në pyetjen për vlerësimin e punës së SPAK, në analizën e të pyeturve sipas votës po...
Politike
5 Mars 2025, 21:03
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Barometri ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dh...