LIVE UPDATES
Politike

I ngarkuari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të punohet fort për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

Ai thotë se Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces.

6 Mars 2025, 07:58 Nga M.B
I ngarkuari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të
Manuel Sarrazin

BALLKAN- Manuel Sarrazin, i ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor në intervistë për DW, flet për sfidat e rajonit në kushtet e zhvillimeve aktuale dhe perspektivën europiane të këtyre vendeve. Ai thotë se Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Sipas tij, bisedimet e para kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Sarrazin thotë se Sorensen me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog dhe do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve.

DW: Në Serbi po rritet presioni ndaj shoqërisë civile dhe demonstruesve. Një përshtypje e përgjithshme e njerëzve atje është, se BE dhe Gjermania po i lenë vetëm protestuesit dhe OJQ-të. A është vërtetë kështu?

Manuel Sarrazin: Në radhë të parë janë serbet dhe serbët ata që vendosin për vendin dhe për të ardhmen e tyre. Ndaj nuk është qëllimi ynë, që të japim vlerësime për protestat, që po zhvillohen atje. Por dua të theksoj, se: Nëse qeveria e Serbisë tek ne krijon përshtypjen, se është e interesuar për dialogun me studentet dhe studentët dhe njëkohësisht kryen kontrolle tek organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë partneret tona, atëherë kjo tregon, se ajo nuk është vërtetë e interesuar për dialog me shoqërinë, me aktorët nga protestat. Mendoj, se ne duhet të themi qartazi: Serbia si vend kandidat për në BE nuk duhet të vendosë nën presion strukturat dhe institucionet, të cilat angazhohen për formimin e frymës demokratike dhe diskursit demokratik në vend.

DW: Cilat janë hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrin Gjermania dhe BE?

Manuel Sarrazin: Eshtë e qartë, që gjatë procesit të anëtarësimit vlerësohet se si respektohen kriteret e anëtarësimit, të ashtuquajturat fundamentalet. E ndër to bën pjesë edhe shteti ligjor si dhe çështje të demokracisë dhe vlerat tona themelore. Eshtë e qartë, se këto janë të lidhura ngushtë menjëra-tjetrën.

DW: Krahas Serbisë këto ditë edhe Bosnje-Hercegovina ka  qenë në fokus të lajmeve. Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Supreme të Bosnjes ndaj presidentit të Republika Srpsk, Milorad Dodik nga njëra anë, si dhe ndërhyrja juridikisht ndaj OJQ-ve në Republika Srpska. Çfarë nënkuptojnë këto zhvillime lidhur me stabilitetin politik të Bosnje dhe Hercegovinës?

Manuel Sarrazin: Për mendimin tim është e qartë: Nëse hyn në fuqi tani ligji i vendosur në Republika Srpska për OJQ-të, atëherë kjo është de facto pengesa më e madhe për hapat e mëtejshëm në shtegun e afrimit me BE-në për të gjithë Bosnjë dhe Hercegovinën. Me të tilla ligje sipas modelit rus ky vend nuk mund të formësojë me sukses rrugën drejt BE-së. Kushdo edhe në Republika Srpska duhet ta dijë, se kush është shkaktari i këtyre problemeve. Edhe ligjet, që kanë për qëllim të dobësojnë shtetin e përbashkët boshnjak dhe janë pjesë e agjendës sececioniste të Milorad Dodikut, me siguri që nuk do ta çojnë përpara këtë vend në rrugën për në Bashkimin Europian.

Sa ka të bëjë me procesin kundër Milorad Dodik, ky është një sinjal i rëndësishëm, që institucionet në Bosnje dhe Hercegovinë, pra gjykatat kanë marrë një vendim të pavarur. Ne duhet të presim, se si do të jetë komportimi i mëtejshëm juridik lidhur me këtë vendim. Por ne presim natyrisht edhe që institucionet e shtetit të respektohen dhe të pranohen vendimet e tyre. Projektligjet, që janë vendosur tani të të ashtuquajturën Asamble të Republika Srpska, ende nuk kanë hyrë në fuqi. Mendoj, se këto vendime duhen vlerësuar me shumë seriozitet. Nëse ato hyjnë në fuqi, do të kenë vërtetë pasoja masive, që ne do t'i shqyrtojmë saktësisht. Këtë duhet ta ketë kuptuar Republika Srpska.

DW: As që po flitet më për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo është një temë, që duket se është zhvendosur tërësisht në sfond, nisur nga sfidat e tjera në rajon. Përse bëhet kaq pak në këtë drejtim, ndonëse afrimi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një ndër faktorët kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Bisedimet e para, që kemi zhvilluar, na kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Ai me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog. Njëkohësisht Sörensen me siguri do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve.

Në të kaluarën ka ndodhur, që Gjermania, por edhe unë vet, kishim një detyrë thelbësore për të mbështetur punën e institucioneve europiane dhe të kryenegociatorit europian. Ne javët e muajt e ardhshëm do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim. Kjo vlen dhe për qeverinë e ardhshme federale. Gjermania e mbështet qasjen europiane në dialog si dhe qasjen e personave që ndërveprojnë në të.

Shpresoj, që edhe atje tani të nisë puna thelbësore. Tani është e rëndësishme të punohet fort për zgjidhjet. Zoti Sörensen është personi i duhur për këtë detyrë. 

DW: Krahas Serbisë edhe Kosova ndodhet para sfidash dhe ndryshimesh të mëdha. Ndërkohë është e paqarta situata politike. A ka probleme që mund t'i veçonit ju si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Ne duhet të presim, se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme politike në Republikën e Kosovës. Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog. Këtë e presim edhe nga Serbia.

Por nuk jemi ne që vendosim, se si do të krijohet qeveria në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim që e merr Kosova.

DW: Këto ditë e javë po përjetojmë një kthesë në shumë çështje të politikës së sigurisë dhe gjeostrategjisë. Disa madje me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump në SHBA bëjnë fjalë për për një kthesë në raportet europiano-amerikane. Kjo gjithashtu ndikon ndjeshëm ndaj Ballkanit Perëndimor. Çfarë roli mund të luani Ju, por edhe Gjermania e BE, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në?

Manuel Sarrazin: Fillimisht ne duhet të vlerësojmë shumë seriozisht, që me sa duket SHBA po tërhiqet nga financimi i organizatave të shoqërisë civile. Këto institucione, që punojnë për shoqërinë, sipas mendimit tim, janë shtylla bazë për shtegun e transformimit të vendeve në drejtim të BE-së. Do të jetë e vështirë, po të humbasë tërësisht ky angazhim. Eshtë ndoshta edhe një shans, që disa gjëra të bëhen më mirë, që Europa të shohë, se ku strukturat e saj janë të ndërlikuara, burokratike pikërisht në mbështetjen e proceseve të transformimit dhe ku ne mund të përmirësohemi edhe më shumë.

Së dyti, ajo që dua të theksoj është, se kushdo në Ballkanin Perëndimor duhet ta dijë, që bukën e përditshme e përfiton nga tregtia me BE-në. Receta e suksesit për Ballkanin Perëndimor konsiston në integrimin në tregun e brendshëm europian. Afrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në interes reciprok. Mendoj, se ka premisa të mira, nëse të gjithë ndajnë këtë vlerësim. Kjo ne si Europë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të na ndihmonte që të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë.

DW: Pas zgjedhjeve për Bundestagun më 23 shkurt CDU/CSU dhe SPD po zhvillojnë bisedimet e sondazhit për krijimin e koalicionit qeverisës. Nuk përjashtohet, që më pas qeveria të vendosë thekse të reja edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor. Ju si politikan ekologjist ndoshta nuk do të vazhdoni ta ushtroni këtë detyrë që keni ju aktualisht. Cila është dëshira Juaj ndaj koalicionit të ardhshëm për këtë post dhe angazhimin për Ballkanin Perëndimor? 

Manuel Sarrazin: Ne përveç mbështetjes sonë për procesin e anëtarësimit në BE në vitet e kaluara kemi çuar përpara edhe Procesin e Berlinit. Qeveria aktuale ka vendosur tani, që vendi organizator i samitit sivjet të jetë Britania e Madhe. Mendoj, se ne si koalicion tri-partishë pas krijimit të qeverisë më 2021 treguam, se sa e rëndësishme është vazhdimësia. Eshtë edhe tani një shans i madh, që edhe qeveria e ardhshme ta ndjekë në të njëjtat gjurmë Procesin e Berlinit duke e marrë prej nesh stafetën dhe bashkë me britanikët të vendosi impulse të reja. E rëndësishme është të theksoj këtu, se Procesi i Berlinit konsiston në marrëveshjet e sukseshme multilaterale të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu natyrisht synohet edhe avancimi i mëtejshëm i hapësirës së përbashkët ekonomike dhe integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi duhet të jetë që këto vende të afrohen edhe më shumë me BE-në, të përgatiten edhe më tej për anëtarësimin në BE dhe të arrijnë hapjen drejt Europës. Edhe për Britaninë e Madhe do të jetë një detyrë e rëndësishme, që ta formësojë shumëllojshmërinë e Procesit të Berlinit bashkë me vendet e rajonit./ DW

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht