LIVE UPDATES
Politike

Projeksionet, ja qarqet ku vota e diasporës mund të jetë vendimtare

Mjaft vende, kanë zgjedhur të ngrenë një sistem miks sa i takon peshës së votës mes rezidentit në atdhe dhe qytetarit të diasporës.

19 Mars 2025, 22:03 Nga N.F
Projeksionet, ja qarqet ku vota e diasporës mund të jetë
Celibashi

TIRANË- Sipas të dhënave të Komisionit qendror të zgjedhjeve rreth 75 mijë votues nga diaspora do të votojnë për qarkun e Tiranës; në Fier janë regjistruar rreth 50 mijë votues, në Elbasan 40 mijë dhe në Durrës rreth 39 mijë. Të dhënat tregojnë se vota e tyre mund të ndikojë fort në ndarjen e mandateve.

"Janë 20-21 mandate që përcaktohen nga diaspora. Kryeson Tirana me 4 mandate nga disapora, Vlora, Durrësi dhe Elbasani me nga dy mandate ndërsa Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra nga përllogaritja nuk mund të përcaktojnë një mandat", u shpreh Antuela Malaj, eksperte KRIIK.
Pikërisht për shkak të peshës së madhe që sjell kjo votë, liderët e partive kryesore nisën një tur takimesh me diasporën disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

"Kemi parë në masë përfaqësues të partive politike, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, ministra, drejtorë, kryetar bashkie të cilët kanë shkuar në diasporë dhe kanë ndihmuar për tu regjistruar në platformë, kjo ndihmë nuk ka qenë aq naive sepse është fillimi i një procesi influence," u shpreh Antuela Malaj, eksperte KRIIK.

"Nëse shohim regjistrimet në KQZ gjatë fundjavës kërkesat shumëfishoheshin sepse gjatë fundjavës përfaqësuesit politikë ishin në diasporë për të asistuar dhe ndihmuar qytetarët për tu regjistruar në platformë," u shpreh Antuela Malaj, eksperte KRIIK.

A ekziston rreziku, që diaspora, të shohë një realitet të deformuar të Shqipërisë dhe si pasojë vota e saj të mos korrespondojë me votën, nëse ato do të jetonin vërtetë në Shqipëri?

"Ky është një paradoks i madh. Shqiptarët në Diasporë kanë ikur gjatë tranzicionit për dy arsye, kanë qenë të pakënaqur me sistemin politik dhe me qeverisjen e djathtë apo të majtë dhe është e habitshme që njerëzit që kanë ikur nga sistemi tani duhet të zgjedhin përsëri sistemin dhe ofertat e sistemit," u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve

Mjaft vende, kanë zgjedhur të ngrenë një sistem miks sa i takon peshës së votës mes rezidentit në atdhe dhe qytetarit të diasporës. Kjo, për shkak të krijimit të një farë shkëpuetje nga realiteti i atdheut për qytetarin e diasporës, për shkak të subjektivizmit apo ndikimeve familjare por edhe për kontributet në shoqëri nga taksat te format e tjera.

Në Shqipëri, votës së diasporës i është dhënë e njëjta peshë me votën e rezidentëve. Ajo ndahet sipas vendregjistrimeve të gjithsecilit në atdhe, nuk llogaritet si një njësi e vetme zgjedhore.

"Në kodin e praktikave të mira në komisionin e Venecias thotë se nuk është shkelje nëse vendi përkatës merr vendime që ngushtojnë fuqinë dhe të drejtën e votës pa dhënë receta se si për ato vende që kanë një numër të konsiderueshëm të zgjedhësve që jetojnë jashtë", u shpreh Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ./ TCH

vota e diaspores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet