Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vota e tyre do të kushtojë 7.5 milionë euro dhe do t’i shtohet votës së rezidentëve në Shqipëri. Kjo risi thuajse ka dyfishuar faturën e zgjedhjeve, e cila kalon 20 milionë euro.
TIRANË- Për herë të parë, gara për karrigen e deputetit pritet të ndikohet fort edhe nga diaspora, e cila do të votojë për herë të parë nga vendi ku ndodhen. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë vit do të mund të votojnë me poste elektronike rreth 246 mijë votues nga diaspora.
Vota e tyre do të kushtojë 7.5 milionë euro dhe do t’i shtohet votës së rezidentëve në Shqipëri. Kjo risi thuajse ka dyfishuar faturën e zgjedhjeve, e cila kalon 20 milionë euro. Pavarësisht dakordësisë për votën e diasporës, çuditërisht nuk janë përmbyllur ende të gjitha aktet nënligjore që do të duhej të ishin miratuar më 15 nëntor 2024.
“Duke pasur parasysh faktin që komisioni rregullator nuk po vepron dhe mund të jetë nën ndikimin e ndonjë force politike, patjetër që mund të ketë ndikim dhe të zhbëjë të gjithë procesin”, u shpreh Antuela Malaj, eksperte e KRIIK.
“Politikisht problemi është zgjidhur, partitë politike kanë rënë dakord se si do të administrohet. Vota do të vijë në doganë, do të shkojnë përfaqësues të partive politike, me KQZ do të shoqërohen nga policia dhe do të vijnë në KQZ. S’ka sesi të ndodhë ndryshe që komisioni të mos bjerë dakord për arsye dhe ngasje politike, për mua nuk ka për të pasur ngërçe të tilla”, u shpreh Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ.
Sipas një projeksioni hipotetik të KRIIK Albania, një organizatë që monitoron proceset zgjedhore, vota e diasporës mund të çojë në parlament 21 deputetë. Projeksioni iu referohet numrit të votave që kanë përcaktuar një deputet në zgjedhjet e vitit 2021.
“Palët premtuan se do të ketë përfaqësues, por ne nuk lejuam grupime të diasporës që të regjistrohen në zgjedhje dhe nuk lejuam që degët e diasporës të partive të përfaqësohen në listat elektorale të partive politike. Ne u kemi krijuar mundësinë diasporës që të japin kontributin e tyre me votë, por nuk u kemi krijuar asnjë mundësi që ata të jenë të përfaqësuar”, u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. në Institutin e Studimeve Politike./ TCH
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi mbrëmjen e sotme pjesë nga programi qeverisës i P...
Foto ilustruese TIRANË- Kodi zgjedhor përcakton që një parti të futet në parlament, duhet së paku të marrë nj&...
Foto ilustruese TIRANË- Në një analizë krahasimore, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lart&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Referuar mënyrës se si kryetarët e partive kanë përzgjedhur kandidatët në listat e bër...
Basha dhe Rama TIRANË- Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës nuk kanë të ndalur. Rama në një video të pu...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme vendimin e BE për shtyrjen e miratimit të progres-raportit p&...
sali berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se te shqiptarët ka shpërthyer një ...
Gjin Gjoni, Gjekmarkaj dhe Metaliaj LEZHË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku i...
foto ilustruese TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e p&...
Gjekmarkaj LEZHË- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjat&eum...