LIVE UPDATES
Politike

Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?

Partia Socialiste duket se do të rithemelojë thuajse 2/3 e grupit të saj parlamentar. Vec drejtuesve politikë, disa figura të vjetra I ka hedhur në betejën e listave të hapura.

19 Mars 2025, 21:53 Nga N.F
Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota
Foto ilustruese

TIRANË- Referuar mënyrës se si kryetarët e partive kanë përzgjedhur kandidatët në listat e bëra publike dhe të regjistruara pranë KQZ, këto zgjedhje kanë hapur kutinë e Pandorës edhe për vetë jetën e brendshme dhe konfigurimin e partive kryesore. Reforma zgjedhore e ndërmarrë një vit më parë, duket se nuk prodhoi dot as kandidatë të pavarur nga vullneti i liderit të partisë, as lista të hapura të plota.

"Parlamenti aktual ka prekur nivelin e fundit në besimin publik dhe qytetarët kanë qenë të irrituar me cilësinë parlamentare dhe pritshmëria ishte që të kishte një ndryshim drastik të elitave parlamentare," u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike

"Kjo mënyrë të votuari nuk rrit transparencën, por më shumë se kaq siguron mandate për drejtuesit kryesorë të partive dhe për ata kandidatë që janë të parapëlqyer nga drejtuesi i partisë," u shpreh Kristaq Kume, ish kreu i KQZ.

"Për sipërfaqen që kemi dhe për numrin e banorëve që kemi mendoj se duhet të ishte zgjedhur një zonë elektorale, siç është shembulli i Kosovës. Kodi aktual i detyron me patjetër që të zgjedhin këtë miksin, ndërsa përpjekja e disa partive për të shkuar te listat e hapura dështoi. Dështoi dhe pa u shpjeguar nga partitë e mëdha se pse këmbëngulin kaq shumë me këtë modelin ndërmjet listës së mbyllur dhe të hapur," u shpreh gazetari, Agim Baci

Partia Socialiste duket se do të rithemelojë thuajse 2/3 e grupit të saj parlamentar. Vec drejtuesve politikë, disa figura të vjetra I ka hedhur në betejën e listave të hapura. Krejt të kundërtën ka bërë lideri i partisë demokratike Sali Berisha duke fiksuar në listat e mbyllura veç njerëzit e besuar, një përpjekje për të mbajtur rreth vetes partinë, cilido qoftë rezultati.

"Ajo që do të pritej është jo vetëm ndryshim i balancave politike dhe ndryshimi në cilësinë e kandidatëve që do të jenë deputetë. Një pjesë varen edhe nga kryetarët e partive por edhe një pjesë nga vota e qytetëarev mund të kemi 28 deputetë nga lista," u shpreh Kristaq Kume, ish kreu i KQZ

"Ne më shumë kemi listat e kryetarëve të partive politike, se si ata e duan politikën, se si ata e duan parlamentin sesa kemi një listë kandidatësh për Shqipërinë," u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike.

"Beteja në listat e hapura ka sjellë shumë emra dhe pak vende, çfarë e bën një garë shumë të fortë dhe ndonjëherë jo shumë të ndershme, pasi mund të ndërhyjnë krerët e partive, mund të ndërhyjnë njerëz që kanë segmente të forta ekonomike," u shpreh gazetari, Agim Baci.

Me një popullsi prej vetëm 2.4 milionë banorë rezidentë, politika në vendin tonë është shndërruar në sportin më popullor. Shqiptarët nuk i kanë fshehur asnjëherë ambiciet për tu marrë masivisht me politikë. Kjo dëshmohet edhe nga numri i ekzagjeruar i partive politike apo kandidatëve që kanë shënuar emrat në fletët e votimit për këto zgjedhje parlamentare. Pavarësisht se shumica janë të ndërgjegjshëm që janë aty vetëm si mbushës listash pasi nuk kanë asnjë shans fitoreje./ TCH

kqz mandate zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës