Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më urgjent sesa integrimi në Bashkimin Europian, duke theksuar se siguria e rajonit varet nga prania e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
“E shoh NATO-n si më të domosdoshme se BE-në në këtë moment. Integrimi evropian kërkon kohë, por siguria është e menjëhershme — sidomos përballë Serbisë dhe ndikimit rus,” u shpreh Osmani nga Berlini.
Në një intervistë për “Politico”, Osmani tha se çdo zgjerim i territorit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor “do ta frenonte Rusinë”, e cila sipas saj synon destabilizimin e rajonit dhe të kontinentit evropian.
Presidentja theksoi se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret kryesore për anëtarësim në Aleancë, duke investuar mbi 2% të GDP-së në mbrojtje dhe duke paralajmëruar rritje të dyfishtë të buxhetit për fushën ushtarake gjatë katër viteve të ardhshme. Ajo nënvizoi se nëse Kosova do të ishte pjesë e NATO-s, “Serbia nuk do të guxonte kurrë të ndërmerrte veprime agresive”.
Në lidhje me integrimin evropian, Osmani u shpreh e zhgënjyer që, pavarësisht harmonizimit të plotë të politikës së jashtme me BE-në dhe zbatimit të reformave, procesi mbetet i bllokuar.
“Qasja jonë pro-evropiane merret si e mirëqenë, nuk vlerësohet,” tha ajo, duke shtuar se pret që Gjermania të marrë një rol drejtues në procesin e zgjerimit dhe që anëtarësimi të mbështetet mbi parimin e meritave. “Nëse meritat do të ishin vendimtare, Kosova do të kryesonte”, theksoi Osmani.
Presidentja foli edhe për sigurinë në rajon, duke akuzuar Serbinë se po vepron si “zgjatim i Rusisë” dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po përpiqet ta kthejë Ballkanin në atmosferën e viteve ’90. Ajo kritikoi BE-në se për një kohë të gjatë ka ndjekur politika akomoduese ndaj Beogradit, të cilat “nuk kanë dhënë rezultat”.
Osmani theksoi se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës euroatlantike, ndërsa siguroi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj reformave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë./Dosja.al
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ka realizuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kombwtaren pwr rezultatet e deri tanishme nw ndeshjet pwr Botwrorin. Me anë të një post...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të v...
PDK KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugu...
Foto ilustruse Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani ankesat kundër gjykimit të ish-krerëve të...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar se PL-ja do të bashkohet të hë...
Xhelal Sveçla Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilri Meta ka deklaruar se ai të cilin e quan "narkoshtet" e rrëmbeu në prag të zgjedhjeve. P...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Presidenti Begaj prej 47 dit...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nesër PD-ja do të filloj protestat para kryeministri...