20 Maj 2022, 16:34
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka deklaruar hapur se e mbështet plotësisht nismën “Open Balkan”, duke u bërë zyrtari i parë që del në krah të projektit të inicuar nga dysha Rama-Vuçiç. Madje nga Tirana, i ka bërë thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas kreut të ekzekutivit të KE-së, vendet e bashkuara me këtë nismë, mund të përfitojnë shumë në nivele të ndryshme.
“Për sa i përket Ballkanit të Hapur unë e mbështes këtë nismë, dhe ftoj të gjitha shtetet të bashkohen. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha Michel gjatë një konference shtypi në krah të Edi Ramës.
Kjo deklaratë, e para pro, është mirëpritur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka nënvizuar se ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë. Edhe pse nuk është korrekt me deklaratën e tij. Dhe për këtë rendisim faktet.
Jo më larg se këtë javë. Më 11 Prill, kryeministri Edi Rama u mundua të hapte temën e Ballkanit të Hapur gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz, por ky i fundit e “injoroi” këtë kërkesë duke vazhduar të flas vetëm për procesin e Berlinit. Scholz tha se dëshiron të rigjallërojë procesin e Berlinit dhe se fokusi do të jetë te zhvillimi i tregut të përbashkët.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Ka krijuar struktura kundër korrupsionit. Vendet e Ballkanit përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal dhe përshpejton afrimin me BE. Dua të rigjallëroi procesin e Berlinit, me rendësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 lirive bazë”, tha ai.
Po ashtu, edhe paraardhësja e tij në detyrë, Angela Merkel, në turin e fundit në rajnin e Ballkanit Perëndimor foli gjithashtu vetëm për Procesin e Berlinit.
“Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet sikundër i quajmë, jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në një nivel në këto marrëveshje. Disa janë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar t’i bashkohen kësaj iniciative, por sot ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst aq më mirë dhe aq më i fuqishëm do të jetë procesi i Berlinit... Bashkëpunimit në nivel rajonal një ide e cila është pranuar nga BE apo nga këndvështrimi nëse ju takoheni kjo është e drejtë e juaj dhe unë e përshëndes këtë shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem të njëjtën detyrë sikundër deri më tani”, u shpreh kancelarja gjermane. Madje, e pyetur se a përkrah më shumë “Ballkani i Hapur” apo procesin e Berlinit të vitit 2014, kancelarja gjermane tha se procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm.
“Procesi i Berlinit nëse më lejoni të them është bërthama e gjithçka sigurisht në këtë kontekst procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, gjërat thjesht mund të përshpejtohen brenda këtij procesi por shikoni pikë së pari Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunoj me njëri-tjetrin dhe jo vetëm të qëndrojnë ulur me njëri-tjetrin”, tha ajo.
Nuk mbaron me kaq! Më 28 Shtator 2021, gjithashtu nga Shqipëria, për nismën ‘Open Balkan’, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen nuk foli shumë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Leyen u shpreh se mbështet çdo lloj iniciative që është brenda Procesit të Berlinit. Ajo tha se nuk duhen parë me imtësi fjalët por konteksti i nismave, nëse rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
“Po të shikojmë ecurinë ekonomike, si ky treg rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, dhe po shtyn këtë proces dhe integrimin përpara në kuadër si të 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Cfarëdo lloj iniciative që është brenda procesit të berlinit, mirëpritet nga ne. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por kontekstin, që i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre, thellon marëdhëniet, që të këtë një integrim të thellë të ekonomike, se është pjesë e procesit,”-u shpreh Von der Leyen.
Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Është një iniciativë bashkëpunimi ndërqeveritar që synon rigjallërimin e lidhjeve shumëpalëshe midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Është një nga nismat kryesore diplomatike në Evropën Juglindore të kabinetit të tretë të Merkelit.
Ndërsa nisma rajonale “Open Balkan” ka si pjesë përbërëse vetëm tre nga gjashtë shtete: Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina, nuk kanë preferuar të jenë pjesë. Kjo nismë gjithashtu ka shkaktuar replika të mëdha në distancë ka pasur edhe mes Ramës dhe homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti, i cili shton se iniciativa është e lindur në Novi Sad dhe nuk mbështetet nga Evropa. E të drejtë ka pasur.
Por Michel kë përfaqëson? Duke u bërë i pari zyrtar që vjen në Shqipëri dhe flet pro kësaj nisme, ka shkakture bujë, por mendimin e kujt ka përcjellë. Të tijin personal, apo të Këshillit Europian? Këtë gjë, e ka lënë të paqartë, duke i shkaktuar buzëqeshje vetëm kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij, Vuçiç.
(k.m/dosja.al)
Politike
20 Maj 2022, 16:50
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar tw Partisë Socialiste, Taulat Balla i kërkon Enkelejd Alibeajt, deputetit të Partis&eu...
Politike
20 Maj 2022, 16:45
David McAllister
TIRANË- Një delegacion prej shtatë eurodeputetësh viziton Tiranën dhe Podgoricën nga 23 deri më 26 maj ...
Politike
20 Maj 2022, 16:31
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se është përfshirë në dialog pë...
Politike
20 Maj 2022, 16:14
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Partia Socialiste është tër...
Politike
20 Maj 2022, 16:08
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka “marrë në pyetje” kreun e Prokurorisë së Posa&c...
Politike
20 Maj 2022, 15:43
Foto Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që pritej të zhvillohej në orën 16:00. Ka q...
Politike
20 Maj 2022, 14:16
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të heqë...
Politike
20 Maj 2022, 12:55
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se janë dy faktorë kundër tij në gjyqin që ka ...
Politike
20 Maj 2022, 13:17
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Beisha kërkon ndërhyrje të menjëhershme për çështjen e borxhit. Gjat&e...
Politike
20 Maj 2022, 13:16
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të rindërtohet siç ka q&eum...