20 Maj 2022, 15:43
Nga DOSJA
Foto Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që pritej të zhvillohej në orën 16:00. Ka qenë deputeti Arbi Agalliu ai që u ka dërguar një mesazh kolegëve të tij dhe u ka kërkuar që të mos paraqiten në mbledhjen e thirrur, për shkak se sipas tyre Partia Socialiste ka ndërruar qëndrim.
“Pëshëndetje! Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet! Ju faleminderit!”- thuhet në mesazh.
Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur një afat për opozitën për sa i përket zgjedhjes së Presidentit. Përmes një deklarate zyrtare, PS bëri me dije se Opozita duhet të sjellë emra për Presidentin e ri në dy raundet e ardhshme bashkë me firmat mbështetëse pasi PS-ja nuk do t’i bashkojë firmat për të arritur kuorumin e nevojshëm prej 20 votash për çdo kandidat për president.
“Dy dite me pare kemi rene dakord qe ne raundin e dyte dhe te trete ne nuk do propozojme kandidat dhe i takon opozites te propozoje. Propozimi per President duhet te vije dhe me firma mbeshtetese nga opozita. Nese presidenti nuk zgjidhet ne keto dy raunde, ne raundin e katert do te propozojme ne. Takimi ka qene publik dhe kjo eshte dakordesuar ne prani te mediave,”- shkruhej në reagimin e PS.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Por Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(F.m/dosja.al)
Politike
20 Maj 2022, 14:16
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të heqë...
Politike
20 Maj 2022, 12:55
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se janë dy faktorë kundër tij në gjyqin që ka ...
Politike
20 Maj 2022, 13:17
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Beisha kërkon ndërhyrje të menjëhershme për çështjen e borxhit. Gjat&e...
Politike
20 Maj 2022, 13:16
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të rindërtohet siç ka q&eum...
Politike
20 Maj 2022, 12:55
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i quan propozimet e Ardian Dvoranit dhe Ina Ramës si veprime kundër Kushtetutës. Sip...
Politike
20 Maj 2022, 13:00
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e cila në raportin e saj cil&eu...
Politike
20 Maj 2022, 12:52
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet ditën e sotme se si i duken emrat e propozuar për President nga ana e opozitë...
Politike
20 Maj 2022, 12:43
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se partia e ka penguar që të tregojë pafajësinë...
Politike
20 Maj 2022, 12:37
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e quan deklaratën e Gunther Krichbaum si gabim. Gjatë konferencës me gazetarët...
Politike
20 Maj 2022, 12:33
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e mbështet vizionin e Presidentit të Francës, Emanuel Macron q&eu...